Publikohet foto e rradhë: prifti katolik i varur në varrezat e Rrmajit.

Jo vetëm Komunistët e Enver Hoxhës por edhe regjimi ka denuar klerikë me vdekje.

Kleriku Dom Artur Jaku sot ka publikuar foton e rradhë me një shkrim prekës dhe përmujtimorë.

In memoriam!

Në varrezat e Rrmajt, atje ku prehen bijtë e shquar të shqipës, vendi i gjurmëve të qytetërimit të hershëm, aty ku barbaria e të

kalumës ka vrarë trupin por jo shpirtin e as madheshtinë e herojve të idealeve, gjendet varri i thjesht i meshtarit dom Gjon Gazulli.

Askush ma bukur se vet Shkodra, ska arrit me parafrazu

jetën e meshtarit revolucionar e të thjeshtë duke e amshuar varrin e tij,

me atë që të gjithë e njohin si ‘vorri i Shejtit’.

Dom Gjon Gazullin e kujtojmë sot në përvjetorin

e lindjes, duke risjellur momentin kur rilindi në të pashkatërrueshmen jetë, i varur nga

Regjimi i Ahmet Zogut, në Varrezat e Rrmajt.

Të duash Shqipërinë, lirinë, përparimin e vendit ishin akuzat që e varën, dhe po të njejtat janë kauzat për të

cilat, varri i tij është i shenjtë në të shenjta varreza të Rrmajt.

Procesi në Romë për Lumnimin e tij ecën me ritme të shpejta. shkruan Dom Artur Jaku

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME