Situata dramatike në Shkodër, kërkohet lartësimi i argjinaturës në Dajç

Situata dramatike në territorin e Bashkisë së Shkodrës vazhdon edhe sot. Raportet deri në orën 9.00 të datës 26 mars 2018 tregojnë se sipërfaqja totale nën ujë ka arritur mbi 4155 ha.

Në detaje paraqitet si më poshtë:

Njësia Administrative Dajç: 1555 ha
Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Rruga Shirq-Darragjat është e bllokuar ndërsa rruga

Belaj-Rrushkull kalohet me makina ushtrie. Në disa shkolla në ambientet e brendshme të shkollës ka prezencë uji.

Kanë rënë disa shtylla të energjisë elektrike në rrugën e Dajçit. Kërkojmë nga OSHEE ndërhyrje emergjente duke marre masat përkatëse.

Kanë filluar të dëmtohen edhe disa segmente rrugore.

Janë mbi 200 shtëpi te rrethuara nga uji. Kërkohet furnizim me ujë te pijshëm për banorët në mënyrë të vazhdueshme.

Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me ujë të pishëm,pako ushqimore dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME