Përmbytjet/Ademi: Qeveria pa vullnet për t’iu përgjigjur situatës

E ftuar në emisionin “Provokacija” nga Mustafa Nano, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka folur rreth përmbytjeve në qytetin që ajo drejton.

Sipas saj, ka një mungese vëmendjeje, për të cilën shpreson mos të jetë e qëllimshme, për situatën e krijuar në zonat e përmbytura në Shkodër.

“Ajo që kanë njerëzit atje është një revoltë jo vetëm për shkak të situatës, por edhe të një mungese vëmendjeje. Unë dua të shpresoj jo të qëllimshme”, u shpreh Ademi.

“fakti që nuk ka një vëmendje dhe asistencë të duhur përkundrejt asaj situate emergjence është e çuditshme, është e rrallë, është e rëndë, është e paimagjinueshme.

Nuk e di! Unë nuk di t’i vë një fjalë tjetër, por unë jam bërë kaq dhe nuk kisha parë”, theksoi kryebashkiakja e Shkodrës.

E pyetur nga Mustafa Nano, se pse Ademi shpreson të mos jetë e qëllimshme, ajo shprehet se nuk ka asnjë arsye tjetër që qeveria mos ta shpallë emergjencën civile në Shkodër.

Sipas saj, shpallja e emergjencës do të mobilizonte fonde shtesë për të përballuar situatën dhe që ta normalizonte atë.

Mustafa Nano: “Ku është diferenca sepse kjo që thoni ju është e fortë? Ju thoni që shpresoj që nuk është e qëllimshme. Domethënë ju lini të nënkuptohet që mund të jetë e qëllimshme? Si? Pse”?

Voltana Ademi: “Zoti Nano atëherë më thoni, cila është arsyeja se pse qeveria nuk shpall emergjencën civile në Shkodër, në zonat e përmbytura, se unë nuk arrij ta kuptoj”.

Mustafa Nano: “Emergjenca civile çfarë shton nëse shpallet”?

Voltana Ademi: “Çfarë shton do të thotë të mobilizosh financa shtetërore, e para për t’u përballur në mënyrë të shpejtë në kohë dhe për t’u gjendur afër. E dyta për të rikuperuar

situatën e rëndë mjedisore, të rrënimit të ekonomise, të dëmshpërblimit, të rivendosjes të të

gjithë infrastrukturës private dhe publike për të kthyer jetën normale. Fakti që kjo emergjencë nuk shpallet tregon që shteti nuk ka, qeveria në këtë rast, kryeministri i pari, ministri përkatës të dytët, nuk kanë vullnetin, përgjegjësinë, nuk e ndiejnë për t’iu përgjigj një situate të tillë”./abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME