Berisha denoncon: Çfarë bën Edi Rama me protestuesit, s’ka ndodhur as në birucat e diktaturës

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër pas arrestimit të protestuesve kuksianë të cilët janë sjellë dhe mbahet në drejtorinë e policisë dhe komisariatet e Tiranës. Duke iu referuar raportit të Avokatit të Popullit ai shkruan se qytetarët janë rrëmbyer me përdhunë dhe janë rrasur në burg.

“Ne kundershtim me kushtetuten ata jane te mbajtur te arrestuar pa dokumente, njelloj si te marre peng”, shkruan Berisha ndërsa citon Avokatin e Popullit: “Elementi tjetër shqetësues nga ana proceduriale në rastin e arrestimeve të qytetarëve nga Kukësi që ndodhen aktualisht

në komisariatet e Tiranës, është mungesa e dokumentacionit shoqërues për ndalimin e tyre dhe mos-vënia formalisht në kohën e duhur në dijeni e të ndaluarve për arsyet e ndalimit”.

“Gjithashtu raporti verteton se narkopolicia ka bere falsifikim te dhenash. Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku po mbahen aktualisht 13 të ndaluar situata ka qenë gjithashtu

problematike. Grupi i inspektimit të Avokatit të Popullit ka konstatuar se plotësimi i procesverbaleve për të ndaluarit ka nisur vetëm rreth orës 16.00 të mbasdites(pra 13 ore pas grabitjes ne shtepite e tyre,shenim i imi) ndonëse ata ishin sjellë rreth orës 08.00 të mëngjesit në ambientet e Drejtorisë së Policisë. Akoma me antikushtetuese provohet nderhyrja nga skandali i turpshem i rradhes i prokurorise politike.

Keshtu Avokati i popullit konstaton se u gjeten numra urdher arrestesh por jo urdher arreste te plotesuara nga prokurori, dmth policise me urdher te kryeprokurorit Edvin Kristaq Rama i eshte dhene blloku i urdher arresteve te prokurorise per ta plotesuar ajo vete.

Kjo nuk ka ndodhur as ne ditet me te zeza te diktatures. Keshtu ne raportin e Avokatit te Popullit thuhet se: “Në ato pak procesverbale që u janë vënë në dispozicion përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, mungonte ora e kryerjes së ndalimit. Në to citohej urdhëri i ndalimit nga

Prokurori, por urdhëri nuk është vënë në dispozicion as të perfaqesuesve të Avokatit të Popullit dhe as të të ndaluarve. Personat që u pyetën nga ekipi i Avokatit të Popullit, u shprehën se as ata dhe as familjarët nuk ishin njohur me asnjë lloj arsyeje për ndalimin në momentin e prangosjes”, shkruan Berisha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME