Ja cili ishte alfabeti shqip i Dom Nikollë Kaçorrit që i parapriu alfabetit të “Kongresit të Manastirit”

Veprimtaria e Dom Nikollë Kaçorrit, si një prej protagonistëve parësorë të lëvizjeve politike dhe kulturore antiosmane në periudhën e shtetformimit, është një farë mase e njohur.

Shumë rrallë është përmendur pjesëmarrja e tij në Kongresin e Manastirit (1908) dhe më pas me Kongresin e Arsimit (1909), që do të rikthente përfundimisht në përdorim dy alfabete latine.

Dom Nikollë Kaçorri ishte njëri prej protagonistëve të “konferencës së ipeshkvinjve”, që u mbajt në Shkodër më 1902 për një qendrim të përbashkët ndaj alfabetit të shqipes, një ngjarje që parapriu Kongresin Manastirit.

Në veprimtarinë e tij letrare më së shumti ai vetë shkroi me një alfabet shumë afër atij të autorëve të vjetër dhe mund të konsiderohet i fundmi asaj tradite. Kjo mund të shpjegohet me faktin se ai kishte studiuar në Kolegjin Urban në Romë për retorikë dhe gramatike.

Siç është provuar prej studiuesve, ai përdori së paku dy ggrafema të alfabetit të Stambollit, duke provuar se qendrimi i tij në “konferencën e ipeshkvinjve” nuk ishte një qëndrim thjesht parimor.

Në punë të alfabetit, mund të vërehen këto cilësi:

1. Ndërthur grafema të alfabetit të shkrimtarëve klasikë, të shoqërisë së Stambollit dhe të dy alfabeteve të traditës shkodrane;

2. Ndonëse njihte e shkruante me gramatikë e drejtshkrim dhe gjermanishten, ndikime në shkrim ka prej alfabetit të italishtes;3. Nuk përdor në asnjë rast grupin”ue” të autorëve veriorë, por u-në e dyfishtën(edhe formalisht), ose “ui” (për “tue);4. Nuk përdor asnjë shenjë diakritike të hundorësisë;5. Dyfishësinë e zanoreve e shpreh me dyfishimin formal të tyre, me ndonjë përjashtim të rrallë, që e shenjon me thekse;6. Njeh funksionin e zanores së shurdhër “ë”, por e shenjon me grafema të tjera;7. Përdor rregullisht apostrofin për të shenjuar mungesën e një zanoreje të rënë për shkak të ritmit dhe rimës.

Legjenda e tabelave:
I. Alfabeti i Dom Nikollë Kaçorrit
II. Alfabeti i sotëm
III. Nga alfabeti i shoqërisë së Stambollit
IV. Si tek autorët e vjetër
V. Alfabeti i italishtes
VI. Konteksete grafematike

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Marrë nga libri i Shaban Sinanit, Pyetje në Albanologji

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME