Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit jep detaje në lidhje me situatën e zjarreve në vend.
Sipas IGJEUM sot pasdite (e hënë, dt.09) dhe nesër (e martë, dt.10) pritet një rritje e rrezikut për zjarre në të gjithë vendin. Në shumicën e qarqeve pritet të arrihet niveli “I ULËT”.
Përsa i përket rehjeve, sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje, ndërsa temperaturat pritet të shënojnë rritje.
Njoftimi i Insitutit të Gjeoshkencave:
Sot pasdite (e hënë, dt.09) dhe nesër (e martë, dt.10) pritet një rritje e rrezikut për zjarre në të gjithë vendin.
Në shumicën e qarqeve pritet të arrihet niveli “I ULËT” i rrezikut për zjarre në pyje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
PARASHIKIMI METEO
RESHJET
Sot pasdite (e hënë, dt.09) dhe nesër (e martë, dt.10) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 22 °C
në vendet e ulëta: 10 / 21 °C
në vendet malore: 5 / 20 °C
ERA
Sot pasdite (e hënë, dt.09) dhe nesër (e martë, dt.10) era pritet të fryjë e lehtë, deri mesatare në bregdet.