At Martin Gjoka, autori i simfonisë së parë shqiptare

At Martin Gjoka u lind në Tivar me 20 shkurt 1890. I ati Filip Gjoka ishte kapiten i portit detar. Martini shkoi në Shkodër kur ishte 15 vjeç. Në këtë qendër të madhe të kulturës shqiptare ai njihet me Palokë Kurtin e Frano Ndojën. Martini futet në shkollen e etënve françeskanë më 1906. Në këtë shkollë mësimet jepeshin në gjuhën shqipe që prej vitit 1902 kur Fishta ishte

drejtor. Ne moshen 18 vjeçare, e çojnë për studime në Salzburg në Austri, ku përveç filozofisë e teologjisë, ai ndoqi dhe shkollën muzikore me famë me prof. Hartmann. Atje,

përveç lëndëve teorike, studion piano, flaut e violinë dhe fillon të kompozojë. Kompozimi i parë, që njihet, është “Ave Maria”. Dy kompozimet e tij të para për piano, të vitit 1910 “Liria” dhe “Atdhe dhe gjuhë shqiptare” i kushtoni Palokë Kurtit dhe At Shtjefën Gjeçovit. Martini kthehet në Shqipëri disa ditë para shpalljes së pavarsisë. Ishte koha kur minarja e xhamisë

lidhej me nji varg dritash me kumbonaren e kishës së fretënve, dhe ai mbante koncerte për Pashkë e Bajram. Jep mësim në kolegjin “Illyricum” të fretënve në lëndët histori e gjeografi, dhe gjuhë gjermane.

Mbas 3 vitesh që qendroi në malësi, Pader Martinin e transferuan përsëri në Shkodër. Por gjendja kishte ndryshuar. Liceu “Illyricum” i françeskanëve ishte mbyllur, sepse trupi mësimor nuk pranonte të fuste në shkollë “doktrinën fashiste” që kishte programuar Ministria e Arsimit. Një prej profesorëve, Athanas Gegaj, ishte arrestuar e internuar në Itali, ndërsa At Gjon Shllaku e At Lekë Luli kishin ikur në Jugosllavi. Bandave të Shkollës Françeskane e të Shoqnisë Antoniane u ishin sekuestruar të gjitha veglat muzikore nga Partia Fashiste. I vetmi aktivitet artistik kishte mbetur kori i Kishës së Fretënve e orkestra.

At Martin Gjoka vdiq pas një viti nga nji infarkt, më 3 shkurt 1940 në Shkodër në moshën 50 vjeçare.

Populli shkodran me nderime të mëdha e dashuri e përcolli në varrezat e Kishës së Fretënve e gjatë Meshës funebre, kori ekzekutoi disa pjesë nga vepra e tij e muzikës kishtare.

Martin Gjoka kompozoi muzikë polifonike dhe korale, si dhe la të papërfuara një simfoni “Dy lule mbi vorr të Skanderbeut”, 1922.

Veprat e At Gjergj Fishtës “Juda Makabe”-1915 dhe “Shqyptarja e qytetnueme”-1917 u vunë në skenë me muzikën e At Gjokës, gjithashtu dhe vepra të At Vinçenc Prennushit dhe At Leonardo de Martinos.

Figurat me te njohura te muzikes shqiptare si: Prenkë Jakova, Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, Tonin Rrota, Pjetër Dungu, Abdulla Grimci, Zef Alimhilli, Simon Gjoni, Zef Gruda, Lukë Kaçi, Gjon Kujxhia, ishin nxënës të At Martin Gjokës.

Vepra e Martin Gjokës u vu në dukje nga puna e Provincës Françeskane, muzikologut Robert Prennushi, ing. Paç Alimhilli dhe pianistit italian Luigi Angelini e soll në botimin e një libri dhe të një CD-je me 24 pjesë të krijimtarisë së Gjokës. Disa tituj të veprave vokale: “O ata t’lumtë

që dhanë jetën”, “Atmes”, “T’falem Shqypni..; “Lamtumirë, o vendet e mia”; “Grueja shqyptare”, “Atmes: Porsi shqipe n’hove t’veta”, “Ushtari i vogël”, etj.

Në muzikën instrumentale, simfonike e operistike: “Liria”, “Atdhe e gjuhë shqiptare”, “Shqiptari e muzika” etj. Megjithatê, nuk mungon tek krijimtaria e Gjokës edhe tema lirike baritore e ajo për fëmijë.

Ai lëvroi pothuej të gjitha gjinitë vokale e instrumentale. Në gjinitë vokale lëvroi këngën e tipit popullor e të përpunuar, këngën për fëmijë e lirike, koralet, baladën, rapsodinë, potpurinë, melodramën e deri tek opera, ndërsa në gjinitë instrumentale e simfonike: nga pjesët për piano, harmonium, flaut, pjesë orkestrale, fantazia e deri tek simfonia.

Muzikologu Prennushi shprehet se “në të gjitha këto vepra ndjehet nji stil unik, i konsoliduem, dëshmi e pjekunisë dhe e formimit tij si kompozitor. Melosi i tij âsht i mbështetun mirë në trevat e Veriut, folklorin e të cilit e studioi thellë dhe e asimiloi në mënyrë krijuese. Në këtë

drejtim ai mbetet mjeshtër i vërtetë edhe për kohët tona. Tue pasë tashma në dorë “Albumin me 24 copa”, siç e quente At Martini, tue vû re përdorimin e teknikës instrumentale polifonike në nji vepër të kësaj natyre, që nuk haset tek asnji muzikant shqiptar bashkëkohës.”

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME