Për avokat Ngjelën, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka detyruar Prokurorin e Përgjhithsëm Adriatik Llalla që të gënjejë Kongresin e SHBA për Ambasadorin Donal Lu. Në një postim në
facebookun tij, Spartak Ngjela jep një version tjetër dhe interesant të skenarit që mund të jetë ndjekur në Tiranë me letrën e publikuar dje për herë të parë, kur Llalla e shkroi në maj të 2017.
Sipas avokatit, nuk ka qenë ambasadori Amerikan Lu që i ka kërkuar Llallës arrestimin e Metës pa prova. Por krejt e kundërta. Ka qenë Meta që ka detyruar Llallën që të gënjejë për të dëmtuar me sa duket Ambasadorin Amerikan Lu, në Kongresin Amerikan.
Ja çfarë shkruan Ngjela:
“Ja se si është katandisur sot, në vitin 2018, injoranca e trembur e korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë:
Meta detyron Llallën të gënjejë për ambasadorin amerikan, me qëllim që të provokojë politikën amerikane: menjëherë dolën bishtat injorantë të flisnin sikur ka pasur komplot
kundër Metës. Domethënë, Amerika do të bëjë komplot kundër një gurthyesi shqiptar.
Rama flet shpesh për Turqinë dhe Rusinë, se mendon që kështu mund të marrë para nga Perëndimi. Është në embargo, dhe nuk ka para as për rrogat dhe po shtrydh popullin me taksa abuzive – njëlloj si Enver Hoxha. Prandaj duhet të ikë nga skena për të krijuar për veten rrëzim të butë.
Pse, një mësues vizatimi do të trembë politikën amerikane në gjeopolitikë?
Ramën sot, nuk e pranon as politika amerikane dhe as politika gjermane. Po socialistët?
Berisha flet për revolta mbarëkombëtare dhe, si strateg për këtë, ka gjetur Lulzim Bashën, i cili ka shkelur ligjin amerikan me ndërhyrje ruse në çështjet amerikane. Kurse amerikanët tallen me të dy, se Berisha nën shtrëngim të frikës mendon se politika amerikane është 2000 km larg, kur këtu në Shqipëri ajo ka FBI-në të shpërndarë kudo.
Kurse rusët, që janë shpresa e Berishës dhe e Ramës, i bien vrangallës në Shqipëri me ca spiunë që nuk kanë para as për kafe.
Por, komedia e injorancës shqiptare vijon…
E pra, e shihni se kush po e drejton sot Shqipërinë? Injoranca e trembur.”- shkruan avokat Ngjela.
Përgatiti: Alpenews.al