Kukësianët kërkojnë lirinë në Apel, a do të vendoset Shkodra në shtetrrethim?

11 kukësianët e arrestuar për protestën në “Rrugën e Kombit” kanë apeluar vendimin e Gjykatës së Kukësit e cila i la në masën e sigurisë “arrest me burg”. Apelimi dhe gjykimi i kësaj kërkese do të bëhet në Gjykatën e Apelit të Shkodrës/

Mbi të pandehurit rëndojnë akuzat: shkatërrim prone dhe kundërshtim i punonjësit të policisë.

Më 4 prill 2018 gjykatësja e Kukësit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 11 të arrestuar, 10 i la me detyrim paraqitje dhe 2 në arrest shtëpie. Seanca u mbajt në Tiranë për shkak të mungesës së kapaciteteve të gjykatës së Kukësit. Si rrallëhere me 4 Prill Tirana ishte në shtetrrethim me 1 mije forca policie që ruanin gjykaten e Tiranes.

Sakaq, opozita vazhdon betejen politike per lirimin e te burgosurve qe protestuan kunder takses. Sipas opozites, arrestimi i tyre eshte politik dhe eshte bere nen presionin e qeverise.

Për shkak të situatës së paprecedentë, shtetrrethimin në kryeqytet, pritet per tu pare nese do te urdherohet blindimi i Shkodres, diten kur kuksianet te dalin ne gjykate. Po kaq me interes pritet vendimi i Apelit per lirimin e tyre.

Në burg janë:

Shpëtim Todaj “Arrest në burg me afat 20 ditë”

Xhevahir Hereni “Arrest me burg”

Elton Cengu “Arrest me burg”

Florian Onuzi “Arrest me burg”

Shkëlqim Vata “Arrest me burg”

Xhevahir Gashi “Arrest me burg”

Ervis Oruci “Arrest me burg”

Rasim Onuzi “Arrest me burg”

Vasil Laçi “Arrest me burg”

Abdi Haziri “Arrest me burg”

Edmond Matmuja “Arrest me burg”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME