“Rama më i keq se Enveri, të ma kthejë djalin se fëmijët qajnë natën”, flet nëna e kuksianit të burgosur

Gjykata e Apelit të Shkodrës i la në burg dje të birin, Vasilin. Nexhmije Laçi thotë se vendimi i gjykatës ishte i padrejtë për djalin e saj dhe tre kuksianët e tjerë që mbeten në burg.

Ajo e sheh të palogjikshme që për të njëjtën akuzë, ca lirohen dhe të tjerë mbeten në burg. Përballë këtij dëshpërimi ajo drejton gishtin nga kreu i qeverisë, duke e etiketuar më diktator se Enveri.

Nexhmije Laçi: Na ra si bombë kur dëgjuam gjyqtaren që tha se Vasili do të qëndronte në burg. Sepse në atë protestë nuk ka qenë vetëm Vasili, por shumë. Sikur u liruan të tjerët pse

të mos lirohej dhe Vasili. Diktator më të madh se Enveri qenka Rama. Bëj thirrje të ma sjellin djalin në shtëpi, jo vetëm djalin tim por edhe të tjerët se janë hallexhinj. Nuk kanë dalë për qejf në protestë, për qejf do kishin shkuar në punë për të punuar.

Trishtimin në sytë e Nexhmijes e shtojnë dhe dy fëmijët e mitur të Vasilit që kërkojnë të atin ‘të kthehet nga puna’ pa e ditur që e kanë në burg.

Teksa kujton me ankth orët e para të mëngjesit të 1 prillit, kur policia i arrestoi të birin nën terror.

Nexhmije Laçi: Nuk ka më gjynah të shohësh fëmijët që qajnë natën se kërkojnë babanë e tyre. Me zor duke i gënjyer për ti futur brenda se presin tek dera. Lëre trishtimin e asaj nate

kur e kanë marrë, ka qenë ora 3 e natës. Djali ka qenë i sëmurë dhe e kanë kapur zvarrë dhe e kanë hipur në makinë. Nuk kam folur se ishin fëmijët në gjumë dhe nuk doja ti trishtoja. Kanë ardhur me maska, armë në dorë, e kanë marrë Vasilin. Vetëm në mëngjes u kam

treguar këtyre. Unë me një pension, të mbaj fëmijët e këtij apo veten time me ilaçe. Nuk kam të ardhura me mbajt tre familje. Fëmijët i ka në kopësht. Pyesin kur vjen. U kemi thënë që është në punë, nuk u kemi treguar që është në burg.

Ajo ka vetëm një kërkesë, djali t’i kthehet në shtëpi tek fëmijët e tij.

Nexhmije Laçi: Djalin të ma sjellin sa më shpejt në shtëpi tek fëmijët e vet.Të lirohen të gjithë. Gjykimi i pa drejtë, nuk ka njëri i nënës dhe tjetri i njerkës. Janë të një nëne të gjithë,

të gjithë në një shtet. A është gjynah për fëmijët, vajza tre vjeçe, djali katër e gjysmë, hiç mos me u mërzit për djalin, të mërzisin këta kur i sheh nëpër vend.Të gjithë baballarët në shtëpitë e tyre me fëmijët, këta si me qenë jetima./Burimi:oranews

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME