Migjeni: Shkodra dashnorja e qiellit të kaltër e liqenit ëndërrtar…

Shkruan: Albert VATAJ

Shkodra e bukur, mëkatare, me rrugët, portat, oborret plot mister, me tregtizat, kafenetë, prostitutat, me kambanoret, minaret, procesionet, erotizmin e fshehtë, me bisedat pas darke, mondanitetin, lypësat, inteligjencien, çmendurinë. Ky ishte qyteti që Migjeni e donte me një “dashuri tragjike”… Shkodra ishte parajsa dhe ferri I tij. “Shkodra dashnorja e qiellit të

kaltër… e liqenit ëndërrtar në të cilin, në mëngjese të kullueta lan hijen e vet. Kështu do të

shkruajë për të kur ta sodiste që larg: “Këtu në këtë largësi ndjej damarët e saj që rrahin, e rrahin… edhe sikur mjeku që tharpton ftyrën kur shef se pacienti I tij ka ethe, q’ashtu edhe unë pezmatohem n’idhnim, tue pa se pulsi I dashnores seme nuk rreh siç duhet.” Shkodra

ishte qendër e madhe dhe plot jetë. Një nga qytetet më të lashta në krejt gadishullin, bashkëkohëse e Romës antike. Shkodra me gjithë furtunat që I kishtin kaluar përsipër e ruante peshën dhe hijen e saj. Hijen e pushtetit të dikurshëm të padronëve të saj, derës së famshme të Bushatllinjve, shpatëndëshkuese e krejt sulltanëve në Gadishullin e Ballkanit, madje më larg, gjer në Hungari e në Kretë, hijen e fesë katolike, kuvendet e kishat e së cilës

nuk ishin më pak të fuqishme, dhe së fundi hijen e maleve, atë hije të rëndë tragjike që me mijëra kanale e udhë misterioze zbriste nga Malësia e Madhe, nga Bjeshkët e Nemuna, nga krejt Rrafshi verior I Shqipërisë, për të plotësuar, për të zëvendësuar apo për të korrigjuar

diçka në statusin shpirtëror të këtij qyteti. Por nuk ishin vetëm këto. Përveç kështjellës dhe kishave, përveç kullave, kambanoreve dhe minareve, Shkodra kishte jetë kulturore, bibloteka, arkiva mesjetae, zyra konsujsh, revista letrare që shpërndaheshin në të gjithë vendin. Ajo kishte intelektualë, sallone ku fliteshin e diskutoheshin gjithfar problemesh, gra të bukura dhe histori të ndërlikuara dashurie, dyqane ku shiteshin libra, disqe e parfume të

Parisit, aventurierë, skandale, maniakë nga ato që pjell qytetërimi etj, etj, shkruan Ismail Kadere në parathënien e veprës së Migjenit. Ky uragan, kalitës i kushtrimit në zjarrin e zemëratës së tij ngre zëri e kumton: “Mjerimi s’don mshirë. Por don vetëm të drejtë”. Çdo ditë e më i vetëdijshëm bëhet poeti: “Përditë shoh qartë e ma qartë dhe vuej thellë e më thellë”. Ai është i bindur se” inteligjenca pak kuj i solli lumtuni”. Por, në emër të “bijve të shekullit të ri” ai goditi themelet e sistemit të pashpirt: mjerimin, injorancën, amoralitetin,

maskat, idhujt e rremë, dogmat, mitet. Vepra e tij artistike arriti shkallën më të lartë, sepse, duke harruar ngjizjen artistike, e ndiejmë ekzistencën e saj si një realitet të pamohueshëm. Por, në labirintin e zemrës e të ndjenjave, strehohet shpesh vetmia e poetit që vizaton kontraste deri në ekstremet optimizëm – fatalizëm: “Fati ynë mizor – shpate e

Damokleut”…”Dritë, jetë, gjallësi askund | vetëm errësinë e skam”…”Në vendin tonë | kudo valojnë | flamujt e një melankolie të trishtueshme”…”Nuk e dishe, o jetë,| se kaq i tmerrtë| asht grushti yt | që mbyt| pa mëshirë”. Në anën tjetër të kontrastit poeti shkruan:” O dhimbe

krenare e shpirtit që vuen| dhe shpërthen ndër vargje të lira…| koha do t’ju bijë ngushllimin|…Vuejmë, defrejmë…|Jetën adhurojmë…| dhe adhrojmë pranverën me një apoteozë…Një jetë e re | me dëshira të shumta po buzqesh në lulzim”…”Sado e mjerueme, jeta asht prap e dashtun”…”Qeshu, rini, qeshu! Bota asht e jote”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME