Një grua e cila kishte porositur një shampo nëpërmjet internetit, është shtangur kur ka hapur pakon, pasi në të kishte 20 pasaporta të reja amerikane.
Nicole Mitchell, 46-vjeçare, nuk mund t’u besonte syve kur hapi pakon e DHL-së që në vend të shampos përmbante dokumente të rëndësishme.
Menjëherë sapo hapi pakon Mitchell telefonoi policinë.
Është thyerje e sigurisë, terrorizëm në çdo pjesë të botës, nëse ato do të binin në duart e një terrorist. Isha e frikësuar sepse askush nuk jepte sqarime. Besoj se ky është rast serioz”, ka thënë ajo.
Më pas pasaportat janë marrë nga stafi i ambasadës amerikane në veri-perëndim të Londrës.