Eni Koçi akuzon kolegët për blerje shikimesh në YouTube

Është fol e përfol fakti që disa prej këngëtarëve tanë blejmë miliona shikime në YouTube.

Rreth kësaj teme ka folur edhe bukuroshja shqiptare, Eni Koci, e cila duket se nuk është e bindur se disa prej videove të artistëve me të vërtetë janë shikuar aq shumë.

Ajo ka renditur një seri të mesazheve në llogarinë personale në Instagram teksa pyet se si është e mundur që disa prej yjeve botërore të kenë numër aq numër të vogël të shikimesh në krahasim me disa këngëtarë shqiptarë.

Këngëtarja ka hedhur akuza në drejtim të kolegëve duke thënë se po blejnë shikime në YouTube.

“E vetmja mënyrë që të arrihen 1 milion brenda 24 apo 48 orëve, është të ketë shpërthim internacional. Nëse këta e këto do kishin treg të jashtëm, pse këndojnë në fshatra e rrethe të thella shqiptare?”.

“Së dyti 1 milion klikime për 48 orë në Itunes nuk kalojnë më shumë se 1000 blerje kurrë. Edhe një gjë tjetër, nëse kanë shpërthim internacional pse këndojnë vetëm në diskotekat shqiptare në Evropë dhe në 90% të rasteve s’kanë më shumë se 300 njerëz”, ka qenë komenti i Koçit në rrjete sociale.

Ndryshe, Eni së bashku me Genc Prelvukajn para katër muajve kishin sjell videokëngën “Shi në Tiranë”, i cili deri më tani është shikuar mbi 1.6 milion herë në YouTube.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME