Shqipëria, xhevahiri i fundit në Europë

Shqipëria, xhevahiri i fundit në Europë. Ky është vlerësimi i zoologut sllovak, Daniel Jablonski, i cili studion reptilët dhe speciet e rralla të amfibëve.

Shqipëria është perla natyrore më pak e prekur e Europës, sipas zoologut sllovak, Daniel Jablonski. Në shkrimin e publikuar në median sllovake, ‘Dennikn.sk’, ai deklaron se në Shqipëri gjenden specie nga më të rrallët.

Shkencëtari Jablonski hulumtoi nga afër në Shqipëri disa specie të rralla, si gjarpërinj dhe breshkën e tokës më të madhe në Europë, të cilët janë në rrezik zhdukje. Në përshkrimet e tij për vendin, ai shprehet se mysafiri në Shqipëri pritet si Zot, dhe përshkruan takimet me barinjtë në male.

Zoologu filloi të punojë në Shqipëri në vitin 2007, dhe ndër vite ka ndërmarrë mbi 10 ekspedita me fokus kafshët zvarranike dhe amfibe. Eksperti i Katedrës së Zoologjisë në Fakultetin e Shkencave Natyrore, Universiteti Komenius në Bratislavë flet me shumë dashuri për vendin e vogël të gadishullit ballkanik.

“Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, ku bashkohet në mënyrë unike Orienti dhe Europa. Shqipëria ka tradita të lashta, një gjuhë dhe komb unik, prejardhja e të cilit ende debatohet. Malet e shumtë dhe biotipet e larmishme në një territor kaq të vogël e bëjnë Shqipërinë një vend unik europian’, vlerëson ai.

Në Shqipëri ekzistojnë dhjetra specie të rralla, të cilat nuk i shihni në asnjë vend tjetër të botës, dhe kjo sepse, sipas zoologut, ky vend ka natyrën më të egër të Europës, ku mund të zhvillohen kërkime shkencore.

Jablonski ka udhëtuar thuajse në gjithë botën, por thotë se malet e Trebeshinës janë ndër vendet më të bukura që ka parë ndonjëherë. “Në pamje të parë peizazhi lokal nuk duket mikpritës, por kur zgjoheni në mëngjes, shihni lindjen e diellit, në sfond dëgjoni zilet e deleve e dhive, dhe mund të shihni larg në ajrin e lagësht, e kuptoni se po përjetoni një moment shumë të bukur. Kështu janë pak a shumë të gjithë vargmalet e jugut të Shqipërisë. Në qoftë se afroheni për të parë, gjeni krijesa të mrekullueshme“, tha zoologu.

Malet e Trebeshinës që janë kullotat e kopeve të deleve dhe dhive, arrijnë një lartësi prej 1800 m mbi nivelin e detit, dhe janë vendbanimi i shumë barinjve lokale. Barinjtë jetojnë në kasolle druri dhe guri, hija e të cilave i shpëton nga dielli tejet i fortë malor, i cili në verë sjell temperatura deri në 40 gradë.

Në malet Trebeshina, si dhe rreth 50 kilometra larg maleve të Tomorrit dhe në vende të tjera të veçanta në Shqipëri, ekziston një gjarpër i rrallë Vipera graeca. “Ky është një nga gjarpërinjtë më të rrezikuar në Europë”, thotë shkencëtari.

Jablonski dhe kolegët e tij botuan një studim vitin e kaluar, duke treguar se Vipera graeca nuk i përket një nëngrupi të Viper ursinii , gjarpër tejet i përhapur, madje e kritikuan këtë teori, dhe e promovuan Vipera graeca si një specie të veçantë, që solli gjarpërin/reptilin më të ri në Europë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME