Policia ka dhënë detaje lidhur me raportimet për të shtëna me armë zjarri të martën në darkë në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.
“Rreth orës 21:20, në rrugën ‘Don Bosko’, pas një konflikti ndërmjet shtetasve B.,Z., dhe J.K., shtetasi B.Z., ka gjuajtur një herë në ajër me armë zjarri dhe më pas të dy shtetasit janë larguar”, njoftoi Policia.
Në vendngjarje grupi hetimor ka sekuestruar një gëzhojë pistolete.
Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij konflikti, kapjen e shoqërimin e shtetasve në konflikt si dhe për gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit, njoftoi Policia.