Një ditë pas përfundimit të afatit për dorëzimin e formularëve të Vettingut në Policinë e Shtetit, drejtoritë rajonale kanë bërë bilancin paraprak.
Nga 2300 punonjës të Policisë së Tiranës, 2256 kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit,
ndërsa 44 prej tyre kanë dhënë dorëheqje.
Efektivët e policisë kanë deklaruar në formular të ardhurat vit pas viti dhe çdo pasuri që disponojnë.
Vettingu në Policinë e Shtetit, njësoj si ai në drejtësi, shihet si një premisë e
cila do identifikojë punonjësit me integritet profesional dhe të pa implikuar me krimin e organizuar.
Kush nuk justifikon pasuritë përjashtohet nga radhët e Policisë së Shtetit, ndërsa çështja më pas iu kalon institucioneve ligjzbatuese.