Bushati nis “Turi I llogaridhenies” ne Puke

Turi i Llogaridhënies, Bushati në Pukë: jemi votuar me zotimin për t’u shërbyer qytetarëve.

Turi i llogaridhënies “Puna për Shqipërinë që Duam”, u ndal në Bashkinë e Pukës. Drejtuesi politik i qarkut, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati diskutoi me banorët e zonës për problematikat dhe shqetësimete banorëve të kësaj zone.

Disa nga cështjet shqetësuese për komunitetin kishin të bënin kryeisht me punësimin dhe ndihmën sociale. Ministri Bushati kërkoi nga drejtorët dhe të zgjedhurit vendor të jenë në lartësinë e detyrës dhe ti shërbejnë qytetarëve. “Ne kemi marrë votën mbi bazën e zotimit për t’u shërbyer qytetarëve”, nënvizoi ai.

Duke u ndalur tek ndihma ekonomike, Bushati theksoi reformën e mirë të bërë në këtë sektor, por gjithashtu shtoi se ka persona që penalizohen pa të drejtë dhe për këtë arsye institucionet po e trajtojnë këtë cështje me prioritet.

Ministri Bushati renditi disa nga investimet e bëra në bashkinë e Pukës dhe konfirmoi se qeveria ka plane të qarta për zhvillimin e zonës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME