Rënia nga kategoria, ironizon gazetari: Vllaznia dha shpirt "me faqe të bardhë"
Vllaznia do të luajë të paktën për një sezon në kategorinë e parë dhe jo në një periudhë çfarëdo, por në përvjetorin e saj të 100-të.
Kjo ka sjellë irritim tek tifozët dhe jo vetëm. Gazetari i
Report Tv Besard Jacaj ka ironizuar përmes një statusi në FB bashkinë e Shkodrës.
Statusi:
Kërkohet urgjentisht personi që i ka bërë Voltana Ademit fjalimin e fushatës elektorale në vitin 2015, specifiksiht paragrafin për Vllazninë.
Është i lutur të na tregojë kur do të shpallet Shkodra autonome dhe cili do të jetë prijësi i saj? Cili do të jetë kryeqyteti i
Shkodrës së Re: Rusi, Zdralej apo Mehalla e Çakejve?
P.S. Ata që thonin se Vllaznia mbahet nga taksat e shkodranëve, e kanë pasur gjithë jetën gabim.
Vllaznia ka një shekull që mbahet nga shpirti i atij qyteti, që sot dha shpirt "me faqe të bardhë".




