Vuajtjet qe u ka shkaktuar Vllaznia te gjithe shkodraneve ditet e fundit kan qene te mdha.
Tifozet jane shume te shqetsuar por jo vetm ata. Edhe njerezit e futbollit, ata qe kan kontribuar prej vitesh per kete skuadr, ndjehen te zhgenjyer.
Njeri prej tyre, Ilir Dibra, ndonese ne Kanadane e larget, mendjen e ka ne Shkoder.
Duke folur ekskluzivisht per “Shkodra Sport” per renien e kuqebluve nga Superliga, eshte shprehur:
“E kam perjetuar shume keq renien e Vllaznise nga Superliga dhe jam merzitur shume.
Nuk ishte aspak e drejte qe fati i saj te shkonte i varur nga skuadra e tjera. Ka kater vite qe eshte ne keto ujera, por ja qe nje dite nuk ecen ma.
Mua diçka me ben pershtypje: Si ka mundesi qe tash 4 vite nuk mori njeri inisiativen me e nxjerr Vllaznine nga kjo katrahure ku e kane futur, Vllaznine e shume emrave te medhenj?
Si ka mundesi qe ish- presidenti Valter Fushaj para se t linte ekipin, kerkonte tek ish- kryetari i Bashkise Lorenc Luka nje shtese te fondit prej 170 milione lekesh ne vit ne menyre qe shuma totale e akorduar nga Bashkia per klubin Vllaznia te shkonte ne 250 milione dhe kjo kerkese i refuzohet?
Dhe nje vit me pas, Bashkia hedh ne sezon 600 milione leke dhe mberrijme ketu ku kemi mberritur.
Duket qarte se per te administruar Vllaznine ka nje interes shume te madh”.
Buxheti i klubit vertete ka ardhur duke u rritur nga viti ne vit dhe kjo ka shkaktuar jo pak debate nderkohe qe nuk mungojn edhe akuzat per abuzime fondesh.
Keshtu mendon edhe Dibra kur shton: ” Vllaznia eshte perdorur nga njerez te paafte.
Une kam qene gjithnje realist dhe kete gje e kam thene gjithmone, por i bie qe te gjithe ne flasim kot se fjalet tona bien ne vesh te shurdher.
Çfare te them me, ndoshta duhen ore te tera per te folur per Vllaznine, por po e mbylli ketu.
Duke shpresuar se nje dite do e shikoj aty ku i takon. Marrja dhe turpi i mbulofte gjithe ato njerez qe e çuan ne kete gjendje Vllaznine”.
© shkodrasport.com