Shefi i Gardës që humbi jetën në aksident/shef i sigurisë: Bush, Clinton dhe Papa Françeskut.

Shefi i Njësisë Operacionale të Gardës, Martin Nika, ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme pasi u përplas nga një makinë para Kryeministrisë.

Albert Memia, 31 vjeç, drejtuesi i një mjeti tip “Volswagen” është prangosur menjëherë nga Policia, pas përplasjes.

Në momentin e përplasjes, Nika ishte duke kontrolluar shërbimet e Gardës para Kryeministrisë.

Martin Nika, 50 vjeç, ka qenë një nga oficerët e Gardës në protestën e 21-janarit ku ngelën të vdekur 4 protestuesë.

Nika ka qenë shoqërues i shumë personaliteteve botërore që kanë vizituar vendin tonë.

Shefi i Operacionales ka shoqëruar Papa Franceskun në vizitën e tij në Shqipëri, në shtator të 2014-ës.

Nika ka qenë prezent në ekipin mbrojtës të ish-Presidentit amerikan, George Bush në vizitën e tij në Shqipëri. Ai ka shoqërur dhe zonjën Clinton kur kjo e fundit vizitoi Shqipërinë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME