Franca vlerëson progresin e Shqipërisë për 5 prioritetet

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka nisur një vizitë zyrtare në Francë, gjatë së cilës pritet të zhvillojë takime me fokus integrimin evropian dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.

Takimi i parë i tij u zhvillua me Ministren për Çështjet e Evropës, Nathalie Loiseau. Bashkëbiseduesit u ndalën në çështjet e integrimit evropian, intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale, thellimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe rolin e Francës dhe sfidat, me të cilat po përballet BE-ja.

Duke vlerësuar raportin e Komisionit Evropian, Ministri Bushati, vlerësoi njohjen nga Komisioni Evropian, nëpërmjet raportit të progresit të bërë nga vendi ynë në adresimin e 5 prioriteteve kryesore.

Ai e njohu Ministren me pritshmëritë tona për Këshillin që do të zhvillohet në qershor dhe theksoi se vendimi për hapjen e negociatave do të ishte një nxitje e mëtejshme për zbatimin e reformave të ndërmarra, përfshirë reformën në fushën e drejtësisë.

Kreu i diplomacisë shqiptare vlerësoi mbështetjen e Francës në procesin e integrimit evropian, asistencën e ofruar nga pala franceze në rritjen e kapaciteteve të administratës publike, si dhe përgëzoi vendimin e qeverisë franceze për nisjen e aktivitetit të Agjencisë Franceze të Zhvillimit në vendin tonë, si vendi i parë në rajonin e Ballkanit.

Ministrja Loiseau, u shpreh se Franca ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri dhe Rajon, si dhe vlerëson progresin e bërë nga qeveria shqiptare sa i përket 5 prioriteteve kyçe, duke evidentuar nevojen e vazhdimësisë dhe thellimit të zbatimit të reformave si dhe të bashkëpunimit në adresimin e sfidave të përbashkëta.

Gjatë vizitës së tij në Francë, Ministri Bushati, do të zhvillojë takime edhe me Kryetaren e Komisionit për Politikën e Jashtme në Asamblenë Parlamentare, Marielle de Sarnez, si dhe me zyrtarë të lartë pranë Presidentit Macron dhe Kryeministrit të Republikës franceze.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME