PROTESTUESIT I AFROHEN KORDONIT TË POLICISË, TENSIONOHET SITUATA PARA KRYEMINISTRISË

Opozita proteston sot kundër qeverisë dhe kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj pas akuzave për trafik droge për vëllain e tij Agron Xhafaj.

Nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë zbuluar edhe shifrat e qytetarëve të nisur nga rrethet për të protestuar sot në Tiranë.

Partia Demokratike ka ndërmarrë disa aksione ende pa nisur zyrtarisht koha e protestës duke zbuluar disa simbolika. Ndërkohë një numër i madh policësh do të mbikëqyrin protestën. Institucionet kryesore janë nën masa të rrepta sigurie.

Ora 11: 50- Pas mbarimit të fjalës së kryetarit të PD-së Lulzim Basha është nxehur situata para Kryeministrisë.

Qytetarët e irrituar i janë afruar kordonit të policisë duke shtyrë dhe hedhur sharje në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Nderkaq protestuesit kanë hedhur edhe tymyese.

Ora 11:40– Protestuesit kanë hedhur flakadanë pas përfundimit të fjalës së kreut të PD, Lulzim Basha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME