A u dashurua Edith Durham me një burrë shqiptar?

Thuhet se në Gjakovë ajo u dashurua me një burrë që quhej Mark Krasniqi dhe prej tij vendosi të mos udhëtonte më në pjesën serbe apo boshnjake

Çfarë e shtyu Edith Durham të dashurohej me një Shqipëri të vështirë, të mbytur nga luftërat dhe lëvizjet politike? Me një Shqipëri të varfër, krejt ndryshe nga Londra ku jetonte. Këto pyetje lëvrijnë në mendjen e çdo njeriu që njeh dhe admiron librat dhe kontributin e saj të paçmuar për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë të shumta. Ndoshta ishte natyra dhe ngrohtësia që gjeti tek shqiptarët. Shumë të tjerë besojnë se ka qenë një burrë ai që e bëri që Durham të vendoste të rrinte në Kosovë. Nga historianë, nën zë, pëshpëritet se ishte një burrë.

Ai quhej Mark Krasniqi, një malësor që e bëri të harronte zhgënjimet e mëparshme, jetën monotone dhe forcën shqiptare të dashurisë dhe të besës. Virtyte që shpesh ne i harrojmë. Dhe nuk kishte pse të ndodhte ndryshe. Meshkujt shqiptarë kanë qenë historikisht të lakmuar nga femrat e huaja.

Ajo që dihet mbi dashuritë e saj janë letrat që ajo i dërgonte shokut të saj anglez, gazetarit Henry Nevinson, i cili kishte pasur një flirt me Edith Durham, dhe pse ishte i martuar.

Henry ishte me Durham në udhëtimin e saj të parë në Shkodër dhe kanë fjetur bashkë në një dhomë. Por gazetari nuk e përmendi kurrsesi në biografinë e tij flirtin me Durhamin.

Dhe këtu ka të dhëna shumë interesante. Durhami që në fillimet e shekullit të kaluar flinte në dhomë me burrat. Ishte një gjë e madhe për kohën që të hyje në një kuvend burrash. Ajo e bënte pa teklif.

Anglezes i bënte përshtypje historia shqiptare, njerëzit dhe në veçanti burrneshat shqiptare.

Dashuria e saj me një burrë shqiptar përflitet në të gjitha qarqet aristokratike të kohës, dhe gjithnjë e më shumë dhe nga studiuesit dhe intelektualët e sotëm shqiptarë.

Nëse ishte një burrë që e bëri të dashurohej me Shqipërinë, kjo do ishte një krenari më tepër. Ajo që dihet është se Editi ishte një grua e lirë, moderne, një grua që gjithë jetën kontribuoi për çështjen shqiptare dhe la pas një krijimtari të begatë… /Konica.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME