“Do i lutem Zotit për rrugët tuaja”, turisti zviceran zhgënjehet nga Shqipëria

Edhe pse jemi në shekullin XXI, viti 2018 dhe flitet vetëm zhvillim, Shqipëria ka një problem të madh, rrugët!

Infrastruktura është blozë në shtetin edhe pse me gjasë jemi vendi që firmos tenderat më të mëdhenj.

Torovica është vetëm 17 km larg qytetit të Lezhës, por mungesa e rrugës i mban të izoluar 5 mijë banorët e Torovicës. Por mes qindra banorëve që janë të detyruar të bëjnë çdo ditë këtë rrugë të shkatërruar i ra fati edhe një turisti.

Gianpietro, 63 vjeç nga Zvicra, i nisur për pelegrinazh drejt Jerusalemit shmangu superstradën Lezhë-Shkodër për t’i rënë më shkurt në udhëtimin e tij me biçikletë, por “rruga e shkurt” përmes Torovicës i doli shumë më e gjatë dhe e lodhshme. Pietro me të mbërritur në vendin e shenjtë në Jerusalem thotë se do të lutet që kjo rrugë të ndërtohet sa më shpejt.

Unë quhem Gianpietro, vij nga Zvicra, po kryej një pelegrinazh për në Jerusalem. Sot unë mora një rrugë që mendoja se do ishte pa trafik, por doli që ishte e tmerrshme, shumë e tmerrshme. Mua personalisht nuk më bën asgjë, pasi kam bërë deri më tani 1800 km nga Zvicra deri këtu dhe më mbesin akoma edhe 1800 km për të mbërritur deri në Jerusalem dhe kur mendoja se po avancoja e kuptova se sot nuk mund të avancoj me këtë rrugë.

Kur të mbërrij, një lutje do jetë edhe për këtë rrugë. Shpresoj që Shqipëria të bëhet më mirë që financiarisht t’u mundësojë qytetarëve të vet ndërtimin e rrugëve që të mos t’u prishen gjithë makinat.”

Fshati që dikur ishte kryeqendër e prodhimeve bujqësore sot ofron mjerim, për fermerët është e pamundur lidhja me tregun e Lezhës. Më e vështirë për banorët mbeten rastet e emergjencave shëndetësore.

Harresa dhe mungesa e investimeve i ka detyruar shumë të rinj ta braktisin zonën. Teksa qeveritë ikin e vijnë premtimet nuk janë bërë asnjëherë realitet për banorët e kësaj zone.

Banorët i janë drejtuar bashkisë me një peticion me firmat e fshatit ku kërkojnë investime në infrastrukturë. Rruga me një gjatësi prej 20 km është bërë shpesh herë burim aksidentesh. Vitin e kaluar një gur që u shkëput nga mali i mori jetën dy vëllezërve dhe nuses shtatzënë të njërit prej tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME