Nga Shkodra Ambasadori italian: Shumica e shteteve pro negociatave

Ambasadori Italian Alberto Cutillo është optimist për çeljen e negociatave të anëtarësimit nga Bashkimi Europian.

Diplomati i lartë tha se është detyrë e autoriteteve shqiptare që të lobojnë fort me ato shtete që janë skeptike për hapjen e bisedimeve. Ai i bëri thirrje edhe opozitës të bashkëpunojë.

“Mendoj se shumica e shteteve kane dhëne opinionin e tyre pozitiv. Dhe kush akoma është duke menduar ndoshta mund të ndërrojnë edhe ide, gjithsesi i takon qeverisë dhe popullit shqiptar për këtë periudhë që ka mbetur të ndryshojnë idenë e atyre që janë skeptik.

Sigurisht mes opozitës dhe qeverisë ka kontraste, por është e rëndësishme të gjejnë të përbashkëtën e objektivit që na pret.

Cutilio u ndal edhe tek reforma në drejtësi, që sipas tij përbën një rast të paprecedent në Europë.

“Është e qartë që kjo reformë nuk ka precedentë në Evropë, sigurisht që është një reforme shumë e thellë. Ndoshta duke qenë e tillë ka edhe probleme në fazën e saj fillestare.”

I pyetur mbi zhvillimet e fundit në vend dhe mbi akuzat ndaj ish ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri, diplomati italian nuk ka preferuar të komentojë gjatë.

“Është nje proces që është në Katania, por nuk është direkt për ministrin Tahiri, unë di aq sa dini edhe ju.”

Deklaratat ambasadori Cutillo, i bëri në Shkodër gjatë festës së Republikës së Italisë ku të ftuar ishin autoritetet më të larta të pushtetit vendorë, si dhe deputetë të Qarkut.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME