Komani në informalitet. Turistët e huaj: Pastrojeni!

Zona e Komanit, me liqenin me të njëjtin emër dhe lumin Drin nga njëra anë si dhe relievin alpin nga ana tjetër, po tërheq gjithnjë e më shumë turistë, sidomos të huaj.

Por, operatorët turistikë në Koman dhe turistët e huaj ngrenë shqetësimin se ndotja e liqenit, dëmtimi i rrugës dhe informaliteti po e dëmtojnë rëndë turizmin në alpet shqiptare.
Franko Suka është një operator turistik që ka 14 vite që merret me këtë punë: “Rruga është copë-copë.

Gjithashtu, duhet pastruar liqeni nga mbetjet plastike sepse është plot. Vetëm ne si vullnetarë e pastrojmë herë pas here”.

Ndërkohë dhe një tjetër operator turistik shprehet se përveç ndotjes dhe dëmtimit të rrugës problem është edhe informaliteti: “Të gjithë po bëjnë turizëm në kundërshtim me ligjin. Kur i thua, të përgjigjen “do të ha edhe unë bukë”.

Papastërtitë dhe dëmtimi i rrugës janë shqetësim edhe për turistët e huaj: “Është hera e parë që vij në Shqipëri. Është shumë bukur këtu, por problem më duket fakti se ka shumë sende plastike.

Peizazhi është i bukur dhe njerëzit janë shumë të sjellshëm. Një problem tjetër është rruga e Komanit, aspak e këndshme për të udhëtuar për shkak të amortizimit. Gjithsesi, është një vend shumë i bukur dhe do ia rekomandoj edhe të tjerëve në Francë”.

Bukuria e natyrës është ajo që tërheq çdo njeri në këtë zonë. Por, në Koman janë vetë njerëzit që nuk po kujdesen për natyrën, e cila është burimi kyesor i punësimit.

Top Channel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME