Gjurmët më të vjetra të familjes Gramshi gjenden në qytetin me të njëjtin emër, që ndodhet në juglindje të Shqipërisë. Gramshi është qendra e njësisë së tanishme administrative, bashkisë dhe rrethit me të njejtin emër.
Dikur ka qenë selia e një principate mesjetare shqip folëse që zgjati afërsisht deri në vitin 1912, kur ra Perandoria Osmane në Ballkan, kur dhe në trevat shqiptare, në qytetin e Vlorës, më 28 nëntor të atij viti, Ismail Qemal Bej Vlora ngriti në qiell flamurin e kuq kombëtar me shqiponjën e zezë dykrenare në mes.
Eksodi tragjik i shqiptarëve në Itali është i lidhur me pushtimin otoman të Ballkanit në shekullin e pesëmbëdhjetë. Nën sundimin osman u krijua një sistem i ri ekonomik, social, gjuhësor dhe fetar, në një vend ku, shqiptarët (edhe pse u shkuan dëm pesëdhjetë vite rezistencë) kërkuan fort të mbanin pavarësinë së bashku dhe nuk ranë kurrë në gjumë kombëtar.
Osmanët ndaluan gjuhën, ngritën kastën e re aristokratike, dominuan ekonomikisht të gjithë gadishullin e Ballkanit arritën maksimizimin e produktivitetit dhe dominuan akoma më rëndë energjitë e popujve dhe, vendosën unitetin fetar islamik në një vend që gjithmonë ka qenë për besimin tek Vatikani katolik-romak në veri dhe ortodoks grek në jug.
***
Përfaqësuesit me mbiemër Gramshi erdhën në Itali në gjysmën e dytë të shekullit të pesëmbëdhjetë, pas pushtimit dhe nënshtrimit të Shqipërisë nga trupat osmane. Arritën në Puglia, të udhëhequr nga Giovanni Castriota, biri i heroit kombëtar Giorgio Castriota Skënderbeu. Të gjitha familjet shqiptare u detyruan nga Ferrante d’Aragona të rindërtonin shtëpitë e vjetra në të gjithë Italinë jugore popullsia e së cilës ishte zhvendosur për shkak të urisë, murtajës, tërmeteve shkatërruese dhe konflikteve të vazhdueshme për çështjen e kurorës napoletane.
Familjet shqiptare u vendosen në Calabria Citra, provincë e tanishme e Cosenza, gjatë shtatë migrimeve të njëpasnjëshme që kanë mbuluar një hark të gjatë kohor. Ndër të tjerë gjejmë mbiemrin Gramsci në shumë bashkësi arbëreshe. Edhe në situatat e tensioneve më të rëndësishme, të paktën, e gjejmë në një numër individësh, që, me siguri, u ishte dhënë ky mbiemër në Plataci.
Nëpërmjet disa studimeve ‘onomastice, dhe në veçanti të shqipes, si dhe regjistrimeve të ralla (më parë kanë qenë konsiderouar ekskluzivisht “zjarret” e, dmth numri i familjeve, përtej numrit të pjestarëve të çdo familjeje), ne mund të kthehemi në krahasimet e para onomastike nga gjysma e dytë e shekullit të 18-të e tutje.
Prania e familjeve shqiptare në territorin e Mbretërisë së Napolit është regjistruar në disa kapituj dhe audienca të rralla, por mbetet të jetë realiteti i kushteve mesjetare të popullatave jugore, që, për shekuj nuk lënë asnjë gjurmë dokumentare të lëvizjeve të tyre. Në këtë kontekst, edhe pakica shqiptare, ka qenë subjekt i të njëjtave dinamika sociale dhe burokratike, që ka përfunduar në një harresë të gjatë, por kohë pas kohe dalin dhe raste të tilla si regjistrimi i vdekjeve nga disa priftërinj largpamës.
Prania sporadike e pakicës së shqiptarëve të regjistruar është, afërsisht, 1500 deri pothuajse 1700, por kjo pakicë nuk përkon me mungesën e komuniteteve për shkak të lëvizjeve historike të jugut dhe më gjerë që kanë ndikuar në masë të madhe në ndryshimet sociale, ekonomike, kulturore dhe politike të të gjithë gadishullit. Pikërisht për këto nevoja dhe për zhvillimet që ndodhën, familja platacese Gramsci ndërmori rrugën e diasporës së re të brendshme. Më përpara shkuan në qytetet “latin” dhe përreth, pastaj në qytetin e Cosenza, dhe, më në fund në Napoli, kryeqytetin e mbretërisë.
I pari i familjes Gramsci, ishte Nicola, biri i pronarit Don Gennaro, i lindur në Plataci në vitin 1765. Ai vendosi të linte hapësirën e ngushtë historike dhe sociale në të cilën jetonte komuniteti i tij dhe të niste një karrierë ushtarake. Në fillim shkoi në Cosenza për t’iu përgjigjur thirrjes ushtarake. Menjëherë kuptoi se ky mund të ishte rasti i duhur për një çlirim personal. Prandaj vendosi të qëndronte në ushtrinë borgjeze dhe të transferohej në Napoli duke u bërë pjesë e legjendës së Armatës së Re maqedonase të ngritur nga Ferrante d’Aragona në ditët e Skënderbeut. Në moshën 55 vjeç, atë e gjejmë në kryeqytetin napoletan me gradën e “Zëvendësshefit të Regjimentit Leopoldo të Garnizonit në Gaeta …”
Gjurmët e familjes
Hulumtimi i parë mbi origjinën e familjes Gramsci në Itali fillon nga prania e caktuar dhe e dokumentuar e mbiemrit në komunitetet shqiptare. Ne vazhduam të kërkojmë burimet më të besueshme që sot mund t’i gjejmë lehtë, domethënë mund t’i gjejmë nga arkivat e famullisë dhe nga ato relativisht të reja të Gjendjes Civile. Së pari, dokumentet janë ruajtur me xhelozi në famullitë lokale – dhe, për rrjedhojë, jo gjithmonë ka qenë e lehtë për t’u përdorur. Këto të dhëna dokumentojnë një epokë të hershme që varion midis viteve 1600 dhe 1800. Dokumenti i dytë, pas lindjes së Ediktit të Joachim Murat 1806, duke filluar nga mesi i vitit 1808 dhe 1809 është depozituar në Arkivin e Shtetit, në statusin e Seksionit Civil.
Nga analiza e dokumenteve të Gjendjes Civile të Arkivave të Shtetit në Cosenza, në Arkivat e Seksionit Civil të Shtetit, gjithashtu gjendet mbiemri Gramsci, edhe me çdo ndryshim të mundshëm, ndonëse ky mbiemër duket se është i pranishëm vetëm në territoret e bashkësive arbëreshe të vendosura në veri të Kalabrisë (bregdetin e Jonit dhe masivin Pollino, dhe në mes, në Spezzano shqiptare), ndërsa (ky mbiemër) mungon plotësisht në zonat në të djathtë dhe në të majtë të lumit Crati. Kjo tregon se, në kohën e shpërndarjes së familjeve në Kalabri, vëmendja e italianeve në përgjithësi dhe e autoriteteve napolitane u drejtuan jo vetëm në ndarjen e familjeve, por sidomos edhe në shpërndarjen e refugjatëve në një territor të gjerë, malor, të paarritshëm (të izoluar) dhe pa një rrjet rrugor.
Vendosja në Calabria erdhi nga një periudhë laike dhe nga shumë kriza: tërmete të tmerrshme që kanë shkatërruar në mënyrë të përsëritur të gjithë territorin, duke shkatërruar fshatrat e zonave të tëra, por edhe nga murtaja dhe kolera, nga malarja endemike e shkaktuar nga moçali i kraterit, por dhe nga luftërat për vazhdimësinë e kurorës në Napoli mes Angevin dhe Aragonese. Të gjitha këto kanë pasë çuar në një rënie të madhe të popullsisë vendase. Në vitet 1400 kjo zonë kishte pamjen e një pylli të egër të mbuluar me bar për shkak të mungesës së gjatë të dorës së njeriut pothuajse në të gjithë shtrirjen e saj, me fshatra te shkatërruar plotësisht dhe të braktisur; ishte një territor i ekspozuar ndaj mbretërimit pa kundërshtarë, shkatërrimit të shumfishtë nga derdhjet sezonale të ujrave të Cratit në detin Jon që nuk ishte venë dorë nga koha e pushtimit romak. Në vend që të garantohej rrjedhja e ujit në detin Jon, ai ishte bërë gjithnjë e më shumë një moçal me ujë të ndenjur nga Cosenza deri në Sybaris.
Ne kete skenar te trishtuar, çfare mundesie me e mire mund te paraqitej per aragonezet që ishin fitues ne betejen e gjate me Angevin fale sherbimeve te sjella nga trupat shqiptare te udhehequra nga gjenerali Demetrio Rera dhe dy djemte e tij dhe, me vone nga vete Gjergj Kastrioti Skenderbeu, se sa te ripopullonin kete territor te gjere?
Mund te japim nje tjeter shqyrtim te ngarkesave historike: e para eshte se Erina Castriota, vajza e Gjonit dhe mbesa e Gjergjit, ishte e martuar me princin Pietro Antonio Sanseverino të Bisignano, zoteria i Kalabrisë Citra dhe e tokave të Crotone. Kjo grua e serte dhe e perqendruar plotesisht mbi interesat e familjes, ne vend që të ishte e përkushtuar dhe e disponuar me më shumë dashuri ndaj popullit të saj, ajo siguroi që berthamat e para shqiptare të zgjerohen me ardhjen e familjeve te reja qe do të garantonin me mirë rregullimin e territorit dhe produktivitetin ekonomik.
Largësinë mes grupeve dhe shpërndarjen e familjeve shqiptare, e dëshironte edhe Ferrante i Aragonës, mbreti i Napolit dhe miku i ngushtë i Skënderbeut, sepse i trembej traditave ushtarake shqiptare, shpirtit të tyre luftarak, guximit dhe vendosmërisë së tyre; frika e bëri atë të mos i besonte shumë nga këta “miq” të cilët në mënyrë të përsëritur i treguan atij bashkëpunimin, por edhe vlera, dhe që, për të shmangur çdo lloj problemi, ai kishte vendosur t’i ndajë grupet homogjene sa më shumë që të ishte e mundur në një zonë gjeografikisht të vështirë, ku çdo gjë mungonte dhe ku çdo fshat mund të ishte plotësisht i izoluar nga komunikimi me të tjerë.
***
Rreth vitit 1480, pas valës së tretë të refugjatëve shqiptarë nga Epiri dhe Ciameria, disa familje u transferuan në tokat e zonës së Jonit të Sipërm për të marrë në posedim tokat që ishin destinuar nga Sanseverinos. Ishte një vend tmerrësisht i egër, pyje të virgjër dhe të pasur më shumë për lojë dhe panaire, toka të djerra, të papunuara kurrë më parë, ku banonin kryesisht burra. Shqiptarët e zgjodhën me kujdes vendin ku do të ndërtohej fshati i ri: një rrafshnaltë në 1000 metra mbi nivelin e detit, relativisht afër bregdetit Jon, por tashmë në zemër të Masivit Pollino, pothuajse e padukshme për këdo që vinte nga Lindja dhe i paprekshëm nga Perëndimi, por në gjendje që të jepte garanci ekstreme për një popull që po largohej, i lodhur nga rrethime dhe luftëra të pafundme, malësor alpinist për traditat dhe kulturën, popull i aftë për të shndërruar në vetvete natyrën e egër dhe mospërfillëse duke u rimarrë me bujqësi dhe blegtori me bagëti të imta.
Pas disa dekadave izolimi të detyruar, shqiptarët u vendosën në banesa të përkohshme (në masoneri tipike të Kaljive, thurrur me thupra të thata gështenjë ose të ngjashme me vegjetacionin e pranishëm në këtë zonë, të suvatuara vetëm nga brenda dhe nga pjesa e përparme me balte dhe, në raste të rralla, më vonë, të lara e të zbardhura me gëlqere, mbuluar me gjethe dhe me bar të thatë). Gjatë kësaj kohe u mbajt i pandryshuar premtimi së brendëshmi për t’u kthyer sa më shpejt në vendin e tyre, në vendin e Skënderbeut, sapo vendi të çlirohej nga pushtimi otoman (kjo ishte arsyeja pse, “u pranuan” kushtet e këqija të jetës, të gjitha “fluturimet” dhe ato mikpritjet e përafërta në zonat e izoluara të Kalabrisë, pra e quanin të afërt ditën e kthimit dhe të qendrimin të përkohshëm). Dalëngadalë filloi të ndjehej gjithnjë e më shumë dëshira që të adaptohen në vendin e ri, duke e lënë ëndrrën e lashtë të një kthimi të mirëpritur në shtëpi. Me vdekjen e papritur të Skënderbeut, njerëzit e tij u ndjenë se mbetën jetimë dhe të pastrehë. Pasiguria e vendit të origjinës, varfërimi i ngadaltë dhe i pandalshëm i familjeve, të cilat edhe pse u mburrën për pasurinë më të madhe në atdhe, dukej se po u shterronin burimet e vendit për shkak të izolimit shekullor. Të gjitha këto çuan në vendosjen e domosdoshme dhe të paepur të diasporës së re në mbretëri. Migrimi që pasoi nuk ishte si i pari, një migrim i përgjithshëm, por filloi nga pak individë, më pas u duk si një bashkim i vazhdueshëm që nuk njohu ndërprerje dhe mbetet serioz edhe në ditët e sotme.
Tashmë është konfirmuar nga një seri dokumentesh të shkruara arkivore që rrënjët e familjes së Antonio Gramsci gjenden në Plataci. Provat shkresore fillojnë me praktikën voluminoze për kthimin e pensionit nga ana e fisnikërisë së Altomonte, Maria Francesca, e veja e Gennaro Gramsci, që pat lindur në Plataci në 1810 dhe vdiq në Gaeta më 1873.
Statusi Civil në Calabria
Hulumtimi është bazuar në një punë të konsiderueshme paraprake, e cila zgjati rreth dy vjet, kryesisht nëpër Seksione Arkivore të Shtetit, dhe në veçanti në gjendjen e Arkivave të Cosenza – Seksioni i Kalabria Citra, Gjendja Martesore (4). Hulumtimet janë marrë me dokumentet në fjalë për vitet 1808/1820, duke shfletuar regjistrat e lindjes, të martesës dhe të vdekjes së të gjithë 21 komuniteteve italo-shqiptare në krahinë, duke përfshirë fraksionet e tyre përkatëse.
U shfrytëzuan më shumë se 37.000 çertifikata të vdekjes, sepse këto do të mundësonin “një udhëtim” të besueshëm, edhe pse relativ, sepse është kryesisht i kohëve të fundit (vetëm dy shekujt e fundit). Në ‘to u konstatua përhapja e emrit të Gramshit brenda komuniteteve italo-shqiptare në krahinën e Kozencës. Cili ishte rezultati? Në fund të fundit, duhet të verifikohej midis tyre prania e drejtë të mbiemrit Gramshi me të gjitha variantet e caktuara, por edhe të mundshme. Komunitetet që kanë mbiemrin Gramsci (me variante të Gramisci – më të përhapura – dhe të rralla: Gramesci, gram, Gramis,), ishin si vijon:
ACQUAFROMOSA:
Cola Gramisci, së bashku me përfaqësues të tjerë të familjeve shqiptare që u vendosën sipas Konventës së Sancta Maria del Monte, morën koncesionin për ndërtimin e komunitetit të Acquaformosa dhe të doganave qytetare të përcaktuara në vitin 1501. Akti ruhet në Arkivin e Vatikanit, Kodi Vatikani latin 14.386 F. 9 ss.
Më pas nuk ka gjetje të mëtejshme për praninë e Gramsci ose Gramisci në komunitet.
CASTROREGIO:
Këtu ekziston vetëm një rast. Duhet të theksohet se në fshatin e afërt të Farnetas, mbiemri Gramsci mungon plotësisht.
Sipas të dhënave të faktit, shqiptarët e ardhur gjatë shekujve të parë, të diktuar nga Kanuni i Lekë Dukagjinit, por edhe nga rallësia e vendbanimeve në Itali, iu shmangën martesave me “latine”, për të shmangur më tej arsyen për lidhjen me tokën e re në dëm të ëndrrës së një kthimi të menjëhershëm në shtëpi. Duhet të besohet, falë informatave të tjera të shumta, se rasti i vetëm i mbiemrit në këtë komunitet, është, më shumë se çdo gjë tjetër, një nga shumë shkëmbimet martesore midis familjeve të ndryshme shqiptare. (6) Një fakt tjetër është përpilimi i aktit të vdekjes ku, nën titullin “prindërit”, raportohej: “të panjohur”, për të treguar, ndoshta, edhe përkatësinë e tyre jo të drejtpërdrejtë brenda komunitetit.
Anna Gramisci, 38 vjeç, lindur në Castroregio në 1795 nga prindër të panjohur, vdekur në 1817 (çertifikatën e vdekjes e gjejmë me datën 12.3.1817)(5)
CIVITA:
Në këtë komunitet prezantohet mbiemri Gramis / Grams, i cili mund të jetë një transkriptim lokal i mbiemrit Gramshi. Por gjithashtu mund të supozohet të jetë një transkriptim i gabuar i mbiemrit Dramis / Dramë (6), mbasi është shumë më i përhapur në të gjithë zonën e shqiptarëve të Pollino.
Margherita Gramis, e viteve 70, e lindur në Civita në 1742 nga prindër të panjohur, vdekur në vitin 1812 (çertifikata e vdekjes është e datës 13.7.1812)
Antonio Gramis, 57 vjeç, lindur në Civita në 1760 nga prindër të panjohur, vdekur në 1817 (çertifikatën e vdekjes e gjejmë të datës 23.11.1817)
Maria Grams, gruaja e Crisostomo Mortato (mbiemri rezulton nga akti i vdekjes së djalit të saj Tomaso i lindur në Civita në vitin 1768 dhe vdekur në vitin 1810 në moshën 42 vjeç – certifikatë vdekjeje e 15.10.1810)
E vërteta e Antonios
Më 12 tetor 1931, Antonio Gramsci iu përgjigj motrës së tij Tania për problemin hebre. Është një letër e gjatë polemike mbi konceptin e racës, antisemitizmit dhe koncepteve antikulturore dhe fetare. Qendrimi i tij është një qëndrim intelektual, i mbushur me motivime filozofike marksiste, që e çojnë atë në thjeshtimin e koncepteve, por, gjithashtu duket sikur vënë në dyshim rrënjët e tij shqiptare: “Unë vetë nuk kam racë: origjina e fundit e babait tim është shqiptare (familja u arratis nga Epiri pas ose gjatë luftërave të vitit 1821 dhe shpejt u italianizuam); gjyshja ime ishte një Gonzales dhe zbriste nga një familje italiane-spanjolle nga Italia e jugut (pasi shumë mbetën pas ndërprerjes së sundimit spanjoll); nëna ime është nga Sardenja nga i ati dhe nga nëna e saj …
“. Arsyetimi i tij paraqitet në mënyrë filozofike, ndaj nuk mund të spekulohet lidhur me origjinën e personit të tij, apo për ndjenjat e tij shqiptare, sardenje apo ndryshe, por ka rëndësi të kuptohet vetë thelbi i barazisë midis njerëzve, pa “racë” dhe pa “faj” pa urrejtje, një gjendje që, siç mund të shihet edhe nga teksti i letrës, është ende dhe gjithmonë në përdorimin dhe konsumin e çdo fuqie, të çdo ekstremizmi, të çdo interesi të veçantë ose të përgjithshëm. (Arsyetimi i Antonio Gramshit duhet vendosur në kontekstin historik, politik, ekonomik konkret. Nuk mund të spekulhet me përfundimet e tij!)
Arsyetimi i Antonio Gramsci bazohet në gjendjen historike hebraike, në një moment të veçantë historik për të gjithë Evropën, në të cilën antisemitizmi është në kulmin e luftës kundër “bankierëve të uritur hebrenj”, fajtorë, sipas propagandës së shteteve të reja kombëtare (ose më tepër nacionaliste), për të ngordhur botën, për të reduktuar shtetet në varfëri dhe për të parandaluar, nëpërmjet centralizimit të pasurisë, ngritjen e industrializimit dhe modernizimin e të gjithë popujve.
Italia e braktisur, e cila vuan përplasjen midis masave të punëtorëve në Veri (të mbizotëruar nga industrializimi i pandalshëm dhe i egër), fshatarëve të Jugut, të detyruar në një jetë të tërë mesjetare sociale, të zhytur në prapambetje strukturore, ekonomike dhe shoqërore, nuk mund të përballojë lojën e bankave, të skandaleve (unë përmend lehtësinë vetëm për atë të Bankës së Romës) në të cilën këto përfshihen.
Në realitet, ky është një ekspozim borxhi i shtetit qendror, ndaj industrive, latifondistëve ndaj atyre bankave, jo për shkak të centralizimit të ekonomisë (e cila është dhe është e fortë), por për shkak të pamundësisë për t’u marrë vërtet me problemet, për të operuar për ngritjen e kombit. Dhe ky është fryt i politikës së dyfishtë të qeverive italiane, të afta, nëpërmjet transformimit të Giolitit, të lundrojnë midis të djathtës dhe majtës pa e vendosur kurrë gjendjen sociale në qendër të vëmendjes.
Prandaj është e domosdoshme të gjesh një valvulë lirimi social. Dhe kjo valvolë është identifikuar në urrejtjen racore, në atë instrument, që konsiderohet si zgjidhja e të gjitha të këqijave, që është në gjendje të homogjenizojë shumë tensione, të homogjenizojë zgjidhjen e tyre, duke zhvendosur objektivin e përgjithshëm në një pikë të vetme, duke e bërë atë delikate përmes propagandës së ngadalshme dhe të paepur, një instrument të luftës së përhershme zyrtare dhe sociale.
Prandaj pohimi i Gramsci-t për të qenë brenda kulturës italiane nuk nënkupton në asnjë mënyrë mohimin e origjinës së tij, por do të thotë, në vend të kësaj, të kapërcejë filozofikisht getoizimin e individit brenda “racës”, duke e refuzuar etikën shoqërore dhe sjelljen e dualizmit: “të madh dhe të vogël”, “fajtor dhe viktimë”, “fitues dhe humbës”, “besnik dhe i pafajshëm”. Për urrejtjen racore, anti-semitizmin e shfrenuar, vetëm një ka qenë dhe mbetet përgjigja e mundshme, thirrja më e lartë për ata që u detyruan në ankthin e një burgu fashist: “Unë jam një njeri, dhe si i tillë i përkas njerëzimit, për të respektuar barazinë time kulturore, për barazinë e kombësisë sime”.
Ky është qëndrimi i një marksisti të pastër, që nuk e mohon qenien e vet dhe rrënjët e veta për shkak të dobësisë apo injorancës, por për të bërë një shënim më të lartë: afirmimin e parimit të barazisë midis njerëzve, pa dallim të çfarëdo lloji.
E njëjta thënie “Unë vetë nuk kam racë …” është një “ndjenjë” e përkatësisë në të gjitha garat; “… babai im është me origjinë shqiptare” do të ishte ndryshe, të mohonte babanë e tij, ose të mohonte gjyshen e tij me prejardhje spanjolle, ose prejardhjen e nënës nga Sardenja. Gramsci mendon se i përket një kulture, që ka të drejtë ta deklarojë, që ka një mendim të pastër, dhe ka të drejtë të përdori kulturën, por edhe të jetë krijues. Stresi i shumës së një mijë dallimeve nuk është tjetër veçse ndjenja e diversitetit, një sintezë e kulturave të tjera që kanë gjetur shtrat në humusin ideal italian për t’u zhvilluar simbiotikisht.
Përgjigja e tij është një përgjigje ndaj shumë prej atyre që pretendojnë pastërtinë kulturore, duke mohuar historinë italiane dhe ndikimet e vjetra multi-kulturore. Teoria mbi pastërtinë e racës, thotë Gramsci, nuk mund të ekzistojë. Kjo teori është vetëm një mjet propagande për abuzim të pushtetit dhe nënshtrimit politik të kulturave që konsiderohen “të vogla” si dhe ndalimi i “garës me të vegjlit”. Kjo propagandë do të justifikojë, pak më vonë, ligjet racore dhe shfarosjen në masë.
Gramsci e kupton se aty duket që një polemikë e kotë (i referohet një artikulli në gazetën Giornale Il i Italisë Mars 20, 1920), qe në të vërtetë fsheh një plan të saktë që tenton të kalojë antisemitizmin si një çështje kombëtare. Eshte teknike e vartesise, që ta bëjë diskutimin te ngadalte, të internacionalizojë një problem të rremë që, në afat të gjatë, kërkon një zgjidhje në mënyrë spontane: është përgatitja e ngadaltë e asaj që do të jetë logjika e nazifashizmit për të afirmuar pastërtinë e “racave të militarizuara” kundër të dobtëve per te vazhduar pastrimin, per te arritur “dezinfektimin racial” sikur te ishin zgjidhjet e kerkuara nga njeriu i rruges i cili ne te gjitha dallimet (kulturore, gjuhësore, sociale, fetare, gjinore, politike, etj.) sheh nje armik qe rrezikon sigurine e tij.
***
Hanna Arendt në librin e tij Antisemitizmi, shkruan: “Pa dyshim, që fakti se regjimi totalitar, pavarësisht, nga krimi i tij i hapur, është një bazë mbështetëse e masës, është shumë shqetësuese. Nuk është e habitshme, që studiuesit dhe politikanët shpesh refuzojnë të pranojnë atë, së pari duke besuar në magjinë e propagandës dhe ndërrimin e pikëpamjeve, dhe së dyti thjesht duke e mohuar atë (…). “(8)
Por përsëri në pyetjen kryesore: pse një mendimtar i nivelit të madh si Antonio Gramsci kryen një “gabim historik bruto” për ardhjen e gjyshit të tij në Itali? Në vitin 1821 (“… kohët e fundit …”) Shqipëria nuk ndikohet nga ndonjë ngjarje e veçantë. Shteti i ri shqiptar lindi më 28 nëntor 1912. Demokrati Ismail Qemal Bej Vlora e kishte shpallur pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane duke e ngritur në qendër të qytetit të Vlorës flamurin e kuq me shqiponjën me dy koka në qendër, një flamur i vjetër i Giorgio Castriota Skënderbeut, ndërsa kishte ende qeverinë e vet demokratike në periudhën e tranzicionit të fortë social, ekonomik dhe politik. Dhe nuk ka dyshim që ngritja e flamurit dhe deklarata “… familja u largua nga Epiri pas apo gjatë luftërave të vitit 1821 dhe u krye italianizimi i shpejtë …” nuk ishte praktike, duke pasur parasysh se gjyshi nga babai nuk do të kishte të lehtë të bënte një karrierë të shpejtë ushtarake në ushtrinë napolitane.
Në këtë pikë lindin disa mendime, që, duke pasur parasysh thellësinë kulturore të Antonio Gramsci, të lënë të paktën në mëdyshje: babai i tij, Francesco lindur në Gaeta nga Gennaro dhe Tereza Gonzales, humbën gjurmët e të afërmëve të tyre, apo u ndikuan nga mjedisi dhe prania e një nëne me origjine jugore spanjolle?
Dhe ne gjithashtu e konsiderojmë karakterin e Francesco Gramsci, si një njeri të heshtur dhe të nënshtruar në krahasim me nënën e Antonio; nëna e tij Giuseppina Marcias, në fakt, ishte një grua e fortë me një kulturë të fortë Sardiniane. Ajo mundi të përcjellë tek burri dhe tek fëmijët kodet e njohura kulturore, duke i bërë ata të ndjehen me krenari Sardinian.
Megjithatë edhe pse ka munguar për një kohë të gjatë komunikimi i gjeneratave ndërmjet komponentëve të ndryshëm të familjes Gramshi, Antonio nuk e harron origjinën e vet, të paktën vendin e origjinës dhe brezave, prandaj supozohet (më shumë se që të ketë të dhëna të besueshme) që Antonio të bëjë një rindërtim të besueshëm të familjes.
Një njollë në historinë e familjes së tyre mund të jetë përgjegjëse për një rrëfim refuzimi: Gjyshi i Antonio merr pjesë në mënyrë aktive në represionin Bourbon gjatë kryengritjes që shpërtheu në vitin 1848 në Kalabri, duke fituar njohje nga kurora napolitane për guximin e tij dhe për vetë-sakrificën.
E vërteta zyrtare
Si doni ta pikturoni Antonio Gramsci? Si një bir të popullit? Si një fshatar apo si një proletar? Doni të dini për nevojën që ai ka për solidaritetin moral të botës komuniste, për bashkëpunimin dhe harmoninë e tij me shokët e tij? Doni të dini për hartimin e vjetër (ndëshkues) që ai e donte intelektualin borgjez, por mbeti skllav i teorive marksiste, që ishte fajtor pa asnjë lloj faji, apo doni të dini për formimin e tij si një filozof në rolin e tij si një tribunë e popullit nga i cili ai është dhe pjesë e të cilit ai mbetet?
Në biografinë që kemi gjurmuar, por dhe duke u mbështetur fuqimisht nga Palmiro Togliatti, Antonio Gramsci është zhveshur nga trashëgimia e vet mikroborgjeze provinciale. Nga trashëgimia e vet mikroborgjeze provinciale. Ai prezantohet si pjesë e ikonografisë shumë të dashur të nomenklaturës komuniste, në kushte konkrete historike që nuk i përkasin vetëm atij.
Asgjë nuk do të kishte mohuar madhështinë e mendimit Gramscian, nëse kjo ideologji i gjeti rrënjët e saj edhe në kulturën fshatare ose në kulturën e tij mikro-borgjeze.
Mendimi marksist i Gramsci qendron shumë lart. Mendimi i tij fluturon, nuk ecën, ndaj sytë e një burokrati të vogël komunist, që nuk kuptonte asgjë nga filozofia e Marksit, nuk mund ta arrijnë! Përndryshe, nëse Gramsci do të kishte fluturuar më ulët, do të kishim kaq shumë njerëz të vegjël, dhe nuk do të kishim vetëm një gjigand! Por këtu ne rrezikojmë, për shkak të të tjerëve, që t’i afrohemi mendimit të Niçez, në vend të mendimit Gramscian.
Ne u referohemi të dhënave të caktuara historike dhe nuk biem në pozitat e polemikës shterpe me ata, që dëshirojnë të rishkruajnë historinë, duan të shesin apo të japin urdhëra sipas ideve të tyre, kur në fakt paraqesin frikërat e tyre anti-historike dhe anti-marksiste, sepse, duke qenë të hutuar.
Emri i Gramsci vjen nga Shqipëria, pikërisht nga rrethi (në kohën e pushtimit osman ishte një principatë) i quajtur Gramsh, me qendër qytetin Gramsh (Qyteti i Gramsci).
Mund të kemi dy versione për origjinën e këtij mbiemri: mbiemër sipas toponimit ose si kastë. Ose familja Gramsci mori emrin sapo arriti në Itali në shekullin e pesëmbëdhjetë, nga vendi i origjinës (për shembull, për shkak të përhapjes së ulët të saj, pavarësisht pranisë së mijëra refugjatëve nga e gjithë Shqipëria dhe të shpërndara në pesë rajone italiane), ose që i përkasin familjes princërore Gramsci (por në hipotezën e fundit kemi mungesa absolute të dokumenteve zyrtare mbretërore supreme).
Është fakt që paraardhësit e Antonio të gjithë e mbajnë para emrit të tyre shtesën “Don” (që karakterizon, në jug të Italisë, familjet dhe individët që jetojnë në një gjendje relativisht të begatë ekonomike dhe që kryejnë profesione të renditjes brenda komunitetit, ose më mirë, don “ishte një njohje popullore, spontane, do të thoshte”, e dhënë nga popullata tek ata që ishin të pasur, që jetonin me të ardhurat e tyre ose që kryenin detyra të larta sociale në komunitet). Martesat që përfaqësuesit e linjës së gjinisë mashkullore Gramsci lidhin brenda bashkësisë shqiptare dhe jashtë saj, e mbështesin më tej këtë tezë.
Duhet të theksohet se ishte zakoni i shqiptarëve për të preferuar martesën brenda grupit etnik, dhe edhe nëse martesa ndodhte jashtë komunitetit të tyre, ishte gruaja ajo që vinte në shtëpinë e bashkëshortit të saj, sipas traditës së Kanunit Shqiptar. Pra shoqëria shqiptare ishte patriarkale dhe dukshëm e dominuar nga meshkujt.
Nga Giuseppe Carlo Siciliano