Në një kohë kur kryeministri u prit me protesta nga një grup banorësh të Dibrës, ku i pranishëm ishte edhe
deputeti i PD-së Xhemal Gjunkshi, me parrudha ‘Rama ik’, vjen reagimi nga Edi Rama.
Nga kantieri i ndërtimit të Rrugës së Arbrit, Rama iu kthehu përgjigje këtyre protestuesve, ndërsa sulmoi ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Rrugës kur po vija këtu pash nja 40 vete me një deputet. Njësoj si me çingije, si filmi ‘Koncert në vitin 1936’,
me parrudha ‘Rama ik’. Edhe Saliu, ma çoi Olta kishte publikuar një foto. Ata dalin nëpër cepa edhe i japin skrapamentos me atë fuqinë motorike që i ka ngelur Saliut. Edhe ju duket sikur po…ata të skrapamentos sikur janë bomba”, tha Rama.