Seksioni i famshëm në Bibël, më saktësisht në Dhiatën e Re: “Sy për sy, dhëmb për dhëmb! Dhe unë po ju them: Mos iu dorëzoni të keqes, por nëse dikush ju godet në faqen e djathtë, kthejani faqen tjetër”, është një nga citatet më të famshme të Jezu Krishtit.
Nga shumë predikime të Jezuit, kjo ka lënë gjurmë të thella më 11 shtator në rrënojat e Qendrës Tregtare Botërore në Nju Jork, sepse një Bibël që mbijetoi u hap drejt në faqen e Ungjillit të Mateut ku Jezu Krishti u predikon dishepujve në mal.
Fotografi Joel Mejerovitc e gjeti Biblën nën rrënoja, duke mbetur i habitur nga mesazhi i rëndësishëm që gjeti.
“Nga të gjitha faqet e Biblës që mund të ishin hapur, unë kam ardhur pikërisht në këtë, është e mahnitshme”, tha fotografi.
Për më shumë shikoni videon: