Instagrami vjen me një risi të re me të cilën duket se konkuron YouTube.
Risia e rrjetit social e njohur me emrin “IGTV”, ndihmon në shpërndarjen e videove. Kompania po përpiqet të zgjerojë risinë e “videos vertikale”, si një lehtësim që mund të jetë për përdoruesit e tij.
Aplikacioni i fotove, aktualisht të jep mundësinë e një video me një kufizim 60 sekonda, dhe në Stories me 15 sekonda.
Ndërkaq pritet që Instagrami ta zgjerojë limitin e transmetimit të videove Live deri në një orë.