Shiu i rrëmbyer i natës së 23 qershorit ka përmbytur katin e parë duke shkaktuar dëme të shumta.
Biblioteka Kombëtare bën me dije se janë lagur rreth12 mijë materiale. Shumë prej tyre janë dëmtuar në mënyrë të parikuperueshme.
Ende nuk është e qartë se çfarë është dëmtuar konkretisht por mësohet se bëhet fjalë për shumë libra, revista e gazeta.
Dy ditë më parë newsbomb.al raportoi se si pasojë e gërmimeve të “Fusha shpk” para derës së Bibliotekës, shiu u fut në katin e nëndheshëm.
Me urgjencë u thirrën punonjëset t’i thanin librat me tharëse. Sot që u pa se librat kanë “pirë” mjaftueshëm ujë, Biblioteka Kombëtare vendosi të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.