Mënyra se si ju shkruani në një fletë të bardhë tregon shumë për personalitetin tuaj.
Kjo gjë theksohet së fundmi nga psikologë në SHBA, të cilët kanë kryer hulumtimin e kanë pasqyruar rezultatet në “The Huffington Post”.
Analizat e mëparshme janë përqendruar kryesisht në zakonet, gjuhën, gjestet, tiparet e fytyrës për të zbuluar personalitetin e njeriut.
Tashmë analiza është e përqendruar tek shkrimi i dorës, për të cilin ka ekzistuar gjithmonë një debat midis shkencëtarëve, nëse personaliteti i dikujt mund të jetë i njohur nga dorëshkrimi i tij apo jo.
Dhe ndërsa ka mendime kaq të ndryshme mbi këtë temë, ende ka disa tipare të personalitetit, në mendimin e psikologëve që kanë kryer studimin, që nga dorëshkrimi i një personi, mund të nxirren me saktësi shumë të lartë tipare të personalitetit.
Hulumtuesit i kanë përmbledhur gjetjet e tyre në 5 pika:
1) Presioni që ushtrojmë tek stilolapsi
Disa njerëz, kur shkruajnë, ushtrojnë presion mbi stilolapsin me të cilin shkruajnë. Sipas hulumtimit, këta njerëz janë zakonisht njerëz kokëfortë, të papërkulur dhe kanë një sasi të madhe këmbëngulje dhe vendosmërie.
2) Shkrimi në një letër pa vija
Kur shkruajmë në një letër të bardhë që nuk ka vija, disa njerëzve iu merr drejtim shkrimi për lart. Këta njerëz që shkruajnë kështu janë optimistë, ndërsa kur drejtimi i shkrimit shkon poshtë, kjo do të thotë se personi është ose pesimist.
3) Hapësirat në faqe
Nëse një person, teksa shkruan lë hapësirë të madhe boshe në anën e djathtë, e pastaj transferohet në rreshtin e dytë, kjo tregon se ai person ka frikë për të ecur përpara dhe është i lidhur me të kaluarën. E kundërta mund të konkludohet kur ai që shkruan lë një diferencë të madhe në të majtë.
4) Shkrimi me shkronja të mëdha tregon siguri
Kur ju shkruani me shkronja të mëdha, kjo do me thënë se jeni të sigurte në lidhje me atë çka shkruani. Nga ana tjetër, nëse ju nuk jeni të sigurte për diçka (një përgjigje për një pyetje të provimit për shembull), atëherë mendja juaj mund t’iu detyrojë që të shkruani me shkronja të vogla.
5) Fjalët afër njëra-tjetrës
Personi që i shkruan fjalët afër me njëri-tjetrën ka dëshirë të pavetëdijshme për t’u lidhur me njerëzit dhe për të qëndruar rreth tyre.
Nga ana tjetër, ai i cili e lë hapësira të mëdha në mes fjalëve është zakonisht një person i pavarur i cili mund të mbijetojë vetëm.j.j