Rruga e re e Velipojës që është në rikonstruksion e sipër është një problem shqetësues për bizneset e Velipojës dhe pushuesit e shumtë që zgjedhin këtë plazh.
Pronarët e bizneseve e shprehën shqetësimin në praninë e zëvendëskryeministres Senida Mesi.
Shqetësuese janë edhe rrugët dytësore në plazhin e Velipojës.
Zëvendëskryeministrja Mesi u përgjigj duke thënë se brenda vitit do ketë një plan që sistemin e qendrës së
Velipojë dhe rrugëve dytësore ndërsa foli edhe për rikonstruksionin e aksit Shkodër-Velipojë.
Problem mbetet edhe gjelbërimi, shërbim që nuk ofrohet siç duhet.
Star Plus Tv