Plazh në fundjavë? Ja si do të jetë moti të shtunën dhe të dielën

Sot moti dominohet nga kthjellimet dhe vranësira të lehta deri vonë pasdite kur vranësirat fuqizohen në ekstremin Verior duke sjellë shira të izoluar.

E shtuna, vijon me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit por sërisht pasditja do të zhvillojë vranësira lokale në ekstremet Veri – Juglindje ndrësa mundësia për shira paraqitet e pakët.

E diela, mbetet e kthjellët në bregdet ndërsa vranësira kalimtare do ketë në pjesën tjetër të vendit; më të shpeshta në Veri – Verilindje ku priten shira afatshkurtër.

 

Sipas Meteoalb, temperaturat sot janë rritur lehtë gjatë mëngjesit, rritje që vijon e lehtë edhe në mesditë duke shënuar maksimalisht mbi 35°C. Ndërsa fundjava nuk do të sjellë

ndryshime të ndjeshme të vlerave termike, ekstremumet ditore pritet të luhaten nga 13°C

mëngjesi më i freskët në Juglindje deri në 35 – 36°C, maksimumi termik në zonat Perëndimore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME