Besohet se “hapja e gojës” në mënyrë të pavullnetshme është ngjitëse. Tek sheh një person që i hapet goja, duket se automatikisht dhe ty të ndodh e njëjta gjë!
Të shumta janë ata që mendojnë se hapja e gojës lidhet vetëm me mungesën e gjumit e lodhjen, por kur të mësoni qëllimin e vërtetë të këtij mekanizmi gati mbrojtës të trupit, do të habiteni.
Sipas ekspertëve hapja e gojës është një mekanizëm i cili ka si qëllim rritjen e oksigjenit në gjak dhe mund të ndodhë kur truri juaj është i mbingarkuar. Pra kur t’ju hapet goja, çohuni nga vendi ku jeni ulur e dilni të merrni pak ajër të freskët! Kjo është një nga arsyet e këtij veprimi të pavullnetshëm, por më poshtë do të lexoni të tjera shkaqet e tjera që lidhen me këtë fenomen.
1.Çrregullime të gjumit. Gërhitja gjatë natës apo pagjumësia mund t’ju bëjnë që të nesërmen goja t’ju rrijë vetëm hapur .
2. Medikamente të caktuara njihen të kenë efekt anësor hapjen e gojës.
3.Hapja e shpeshtë e gojës është gjithashtu shenjë e dehidratimit.
4.Qarkullimi i dobët i gjakut ndikon në sasinë e oksigjenit që transmetohet përmes gjakut.
Kur kjo sasi është e vogël goja hapet automatikisht për t’u mbushur me oksigjen.