Kukësi ka siguruar sot kualifikimin në turin tjetër të Ligës së Kampioneve por menjëherë duhet të fillojë planifikimin për ndeshjet e radhës në këtë turne.
Verilindorët presin ende të mësojnë se kush do të jetë kundërshtari më të cilin do të përballen në turin tjetër mes Olimpija të Ljubjanës dhe Karabak.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave në Slloveni është mbyllur 1-0 në favor të skuadrës azere
dhe duket se ekipi i Ansi Agollit ka shanse shumë më të mëdha për të kaluar në turin tjetër.
Sido që të jetë, nga shorti i hedhur në UEFA, Kukësi e di që me skuadrën që do të ketë përballë
si kundërshtare në turin tjetër, do të luajë në shtëpi ndeshjen e parë, më 24 apo 25 korrik, pra javën e ardhshme.
Ndërkohë, ndeshja e kthimit luhet në transfertë, Slloveni apo Azerbajxhan, më datë 31 korrik ose 1 gusht. /vipsport/