GABIMI NË DIPLOMA, REAGON UNIVERSITETI

Disa studentë të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” denoncuan një rast flagrant që lidhet me vendosjen gabim të numrit të matrikullimit në diplomat bachelor. Kjo ka bërë që diplomat e tyre të mos njihen. Kur kanë mësuar këtë problem të rëndë kanë denoncuar përmes rrjeteve sociale. Pas këtij rasti të bërë publik universiteti përmes një komunikate për shtyp sqaron se janë marrë të gjitha masat e duhura.

“Universiteti i Shkodrës duke marrë shkas nga publikimi i një rasti që lidhet me disa gabime të bëra në numrat e matrikullimit të diplomave bachelor të lëshuara për disa studentë të Fakultetit Juridik, njofton se janë marrë masat e duhura, që ky gabim të ndreqet urgjentisht”.

Universiteti njofton studentët të cilët kanë në duar diplomat me numër matrikullimi gabim se po verifikohet çdo rast përmes një grupi pune.

“Senati i USH-së në mbledhjen e datës 18 korrik 2018, me vendim të posaçëm ka ngritur grupin e punës për verifikimin e rasteve, i cili ka në përbërjen e tij titullarët e Fakultetit të Drejtësisë. Ky grup pune do të hartojë procesverbalet përkatëse për saktësimin e numrave të matrikullimit të dërguara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore. Hapi i dytë do të jetë njoftimi i studentëve të diplomuar përmes faqes zyrtare www.unishk.edu.al dhe postës elektronike personale të studentëve për dorëzimin e diplomave me numra matrikullimi të pasaktë, asgjësimi i tyre dhe hartimi i diplomave të reja me numrat e saktë. Studentët do të kontaktojnë për çdo rast në këtë adresë emaili: zrahova@unishk.edu.al”.

Universiteti fton studentët që të jenë bashkëpunues.

“Ndajmë çdo shqetësim të studentëve dhe i mbështesim ata në denoncimin e çdo rasti. Ftojmë studentët që të jenë bashkëpunues dhe problematikat t’i gjurmojnë së pari brenda institucionit tonë. Përdorimi i këtyre rasteve në kontekste politike e mediatike, si dhe denigrimi i stafit mësimdhënës dhe administrativ, nuk ka asnjë gjasë që të na pengojë në misionin që Universiteti i Shkodrës ushtron prej më shumë se 60 vjetësh”.

Rektori i universitetit të Shkodrës Adem Bekteshi është nisur drejt Tiranës në një takim në ministrinë e arsimit pikërisht për zgjidhjen e këtij problemi të numra të matrikullimit të vendosur gabim në diplomat bachelor.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME