Në kohën kur të gjithë presin që ekipin e parë të Vllaznisë ta shohim në fushën e stërvitjes dhe të nisë përgatitjet për sezonin e ri, në klubin shkodran nga sa bëhet me dije të parët që do e bëjnë këtë gjë janë ekipet e Akademisë Vllaznia.
Drejtuesit nuk duan të humbasin më kohë dhe kanë vendosur të nisin punën. Siç është lajmëruar nga vëtë ata, stërvitja do të nisë pasiten e 23 korrikut, me ekipet U-19 dhe U-17. Ajo që mbetet për t’u parë është se kush do të jenë timonierët e këtyre dy ekipeve. Me 19 vjeçarët kuqeblu kampionë në fuqi të Shqipërisë, duket se sigurtë do të vijojnë punën trajnerët Luan Zmijani dhe Gjon Kola ndërsa mbetet për t’u parë se kush do të jenë trajnerët e ekipit të 17 vjeçarëve pas Nefail Zhejani dhe Denis Zmijani që kanë drejtuar këtë skuadër.
Kampionatet e këtyre dy ekipeve startojnë në fillim të shtatorit dhe për këtë arsye, nisja e punës për to është domosdoshmëri. Por për Vllazninë U-19 ka edhe më shumë impenjime pasi për të dytin vit me rradhë do të marrin pjesë në eleminatoret e Ligës së Kampioneve të Europës për të rinjtë.
Stafi është duke bërë gati listën e federimit të skuadrës ndërkohë që me interes është edhe shorti nga ku do të mësojnë se me cilin ekip do të luajnë. Dëshira dhe objektivi natyrisht që do të jetë kalimi i turit të parë megjithatë nuk do të jetë e lehtë sepse kundërshtarët janë mjaft të fortë dhe të përgatitur.
Vllaznia U-19 nuk e ka më eksperiencë të parë pjesëmarrjen në këtë kompeticion të rëndësishëm dhe për këtë arsye, këtë vit do të tentojë për më shumë. Tek Akademia Vllaznia në fakt, pavarësisht vështirësive të herëpashershme ku kanë më shumë se pesë muaj pa marrë rrogat puna është bërë dhe për më tepër nuk kanë munguar rezultatet.
Si në aspektin e fitimit të trofeve, por më së shumti për nxjerrjen e lojtarëve për ekipin e parë të Vllaznisë dhe të ekipeve kombëtare.
STAR PLUS