Teksa institucionet ne Shkoder thone se cdo gje eshte ne parametrat e duhura, ne fakt jo vetem qe nuk eshte, por keto produkte levizin pa cilesi dhe ne rrezik per konsumatoret edhe ne qytete te tjera. Keshtu ka ndodhur me djathin i cili u tregtua ne tregun agro-ushqimor ne Tirane, por qe orogjinen e furnizimit e kishte nga Shkodra.
AKU ben me dije se ka bllokuar 180 kg produkt djathi, i cili rezultoi që në përbërje të tij kishte niseshte. Nga inspektimet e mëtejshme u konstatua që subjekti ishte furnizuar sipas një fature të thjeshtë tatimore ne Shkoder nga subjekti fizik me iniciale A.H. Vetem pas ketij bllokimi AKU Shkoder ka nisur inspektimin në subjektin e lartpërmendur, nga ku konstatoi që ai kryente veprimtari në kundërshtim me ligjin, pasi nuk zotëronte asnjë dokumentacion shpjegues për gjurmueshmërinë e produkteve.
Sipas ligjit në fuqi, çdo subjekt ka detyrim ligjor për të patur të dhëna të plota e dokumentuara për lëndën e parë të furnizuar dhe për çdo furnizim për të tretë, me produktin përfundimtar të kryer. Menjëherë nga trupa e inspektorëve të AKU Shkodër u mor masë administrative ndaj këtij subjekti si dhe u vendos masa e bllokimit të produktit djathë të falsifikuar, i cili sipas proçedurës do të asgjesohet.
AKU gjykon që është e dukshme kryerja e vepres penale të mashtrimit, dhe këtë rast do e depozitojë me shkresë në Prokurori, në kuadër të bashkëpunimit operacional.
STAR PLUS