Përdoruesit e Reddit kanë zbuluar një sjellje të çuditshme të Google Translator, i cili mund të arrijë të “parashikojë fundin e botës, nëse i kërkohet që të përkthejë tekste pa kuptim të gjuhëve të rralla në anglisht”, sipas Motherboard Vice, shkruan Dita.
Për shembull, nëse shkruani fjalën “dog” 19 herë dhe i kërkon Google Translate ta përkthejë nga Maori në anglisht, rezultati që shfaqet është një tekst apokaliptik:
“Ora e Gjykimit Final është tre minuta para dymbëdhjetës. Po eksperimentojmë karaktere dhe zhvillime dramatike në botë, gjë që tregon se po i afrohemi gjithnjë e më shumë fundit të kohërave dhe kthimit të Jezusit”.
Gjithashtu, përsëritja e shkronjave “ag” gjithashtu jep rezultate të çuditshme. Nëse shkruani 25 herë për ta përkthyer atë nga somalishtja në anglisht, do të merrni një frazë që thotë:
“Emri i Zotit është shkruar në hebraisht, është shkruar në gjuhën e kombit hebraik”.