Shqipëria, ky vend i vogël në gadishullin e Ballkanit, e ka lënë pas tashmë kohën kur ishte e izoluar për pothuaj pesë dekada, për shkak të regjimit komunist. Tani, Shqipëria më në fund po zë vendin e saj të merituar në hartën globale të turizmit.
Bregdeti i puthur prej Adriatikut dhe Jonit, malet në veri, dhe çmimet e leverdisshme janë disa prej arsyeve kryesore pse Shqipëria po bëhet një destinacion i preferuar, si për pushuesit pasivë, edhe për ata që kërkojnë aventurë.
Një vend ku duhet shkuar, për ata që pëlqejnë pushime të këndshme dhe të qeta, që ofron një sërë zgjedhjesh në rezorte luksoze pranë plazheve me rërë – dhe një parajsë për ata që kërkojnë aventurë.
Hiking, i cilitdo lloj të shpie në ujëvara dhe burime natyrore, shëtitje me biçikletë në male, hedhje me parashutë, rafting dhe eksplorimi i kanioneve, si dhe udhëtimet malore janë vetëm disa prej aktiviteteve që do ju mbushin me adrenalinë.
Por fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur bukurinë e Shqipërisë. Hidhuni një sy fotografive që zbulojnë magjinë e saj, dhe dëshira e shfrenuar për të shkuar do ju pushtojë menjëherë.
Më poshtë ju sjellim 10 foto të vendeve magjike të Shqipërisë sëbashku me përshkrimin e tyre.
Not në dimër, në burimet termale të Përmetit.
Plazh shpellë, në jug të Shqipërisë.
Qafa e Llogarasë, Vlorë.
Alpet shqiptare, të njohura edhe si Bjeshkët e Namuna.
Kepi i Rodonit, Durrës – një margaritar i fshehur.
Lugina e Valbonës – parajsë për hikers, në çdo sezon.
Gjurma për hiking, nga Lugina e Valbonës, deri në Parkun Kombëtar të Thethit.
Rafting në Kanionet e Osumit, një gjë që duhet bërë patjetër.
Një nga ujëvarat e shumta në Kanionet e Osumit.
Vaska të formuara prej gërryerjes së ujit në Ndërlizaj, Parku Kombëtar i Thethit.
Pamje që të lë pa frymë, e rrugës që të çon në Theth.
Perëndim në Kepin e Rodonit.