PIKTURA, PAPA DUKE BEKUAR DJALIN E EDI RAMËS

Ky është Maliq Pepa nga qyteti i Shkodrës.Ai ka 30 vite te jetës që merret me koleksionimin e objekteve të ndryshme, kryesisht atyre të vjetra.

Në ambjentin e shtëpisë së tij ku mban koleksionet shikon se vërtet ky është një pasion që e vështirë të shpjegohet me fjalë.

Por ajo që bie në sy në koleksionet e Maliq Pepës është një pikturë e vecantë ku është paraqitur papa Francesku duke bekuar Zahon , djalin e kryeministrit Edi Rama, pikturë të cilën Maliqi thotë se e ka blerë rreth 500 euro.

Maliqi tregon se është interesuar që kjo pikturë të shkojë direkt në dorën e kryeministrit Edi Rama.

Në këtë ambjent Maliqi mban pushkë të vjetra turke e gjermane të cilat i kanë rënë në dorë 25 vite më parë, duke i blerë tek një qytetar që i kishte gjetur të hedhura në liqenin e Shkodrës.

Ai tregon se piktura me e shtrenjtë që ai ka shitur ndonjëherë ka qënë e piktorit Smajl Lulani e cila ka pasur vlerën 3000 euro.

Nga dekoratat e ndryshme numri i të cilave shkon në 106, librat e realizmit socialist, piktura të hershme të autorëvë Shkodran si Lin Delia, Simon Rrota, Danish Jukini e Smajl Lulani i gjen në ambjentet e shtëpisë së Maliqit.

Po ashtu në shtëpi ai ka shpatën origjinale të arkitetit të mbrojtjes së Shkodrës gjatë rrethimit serbo-malazez Hasan Riza Pasha.

Maliq Pepaj disponon edhe koleksionet të tjera të cilat tregojnë kulturën e Shkodrës që nga viti 1900.

/STAR PLUS/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME