Turizmi malor ne Razme Vermosh e Theth

Pikat me veriore te vendit edhe kete vit kane nisur te frekuentohen. Freskia, qetesia, por me teper bukurite qe ato ofrojne per te gjithe vizitoret jane terheqese per nje numer te larte njerezish. Ujevarat, shpellat, lumenjte jane vetem disa nga ato çka natyra u ka falur ketyre vendeve.

 

Turizmi malor nga viti ne vit po terheq gjithnje e me shume frekuentues. Pushues nga krahina te ndryshme te vendit, turiste te huaj te apasionuar pas klimes dhe madheshtise se maleve, eksplorues te natyres etj jane te pranishem ne zonat turistike malore te Shkodres. Razma, Thethi dhe Vermoshi jane dhe ato qe presin me se shumti pushues ne kete sezon veror, qofshin keta ditore, disa ditore apo dhe javore.

 

Qarku i Shkodres ka nje pasuri te madhe turistike te klimes malore, ku perfshihen edhe Boga, Kelmendi, Terbuni etj, ndersa Razma, Thethi e Vermoshi jane me te frekuentuarat pasi ato prej vitesh kane qene zona turistike te njohura ne vend, ndersa tani, ne pershtatje me ekonomine e tregut, turizmin e shohin si biznes dhe ne keto zona gjen hotele apo banesa te pershtatura per turizem ose, siç njihen me gjuhen e popullit, hane.

Razma

Ndodhet 41 km nga Shkodra dhe 900 metra mbi nivelin e detit, rreze malit te Veleçikut. Per te shkuar atje, udhetimi nga Shkodra behet me furgone deri ne Koplik dhe atje po me furgone deri ne Razem dhe kushton 300 leke te reja per person. Udhetimi zgjat nje ore. Rruga e rikonstruktuar, edhe pse e ngushte, ben te mundur qe ne Razme te shkohet lehtesisht edhe me makina te vogla.

Ne Razme ka hotele, si dhe shtepi private qe nuk jane ne sherbim te pushuesve, por u perkasin familjeve nga Shkodra qe shkojne e pushojne atje. Ndertimi i shtepive ne Razem nga shkodranet ka nisur qe ne vitet ’20 te shekullit te kaluar.

Ajo eshte nje nga vendet me te bukura dhe me klimen me te shendetshme te Alpeve. Ne mes te pishave, lendinave, kullotave alpine e peisazheve malore ka mjaft banesa te tipit alpin. Vizitoret e shumte argetohen me ekskursione alpinistike, ndeshje sportive, gjueti etj.

Razma, ndryshe nga zonat e tjera turistike alpine, frekuentohet dendur ne te gjitha stinet e vitit. Ajo eshte nje pike turistike me vlera kurative per semundje te ndryshme.

Akomodimi

Nje hotel ne qender te Razmes, i perfunduar se ndertuari dhe vene ne funksion ne vjeshten e vitit te valuar, afron per pushuesit te gjitha kushtet bashkekohore dhe ka 26 dhoma nga te cilat 3 jane suita per femije, 4 dhoma jane me nga 3 vende dhe 19 te tjera jane dhoma dyshe me krevat martesor.

Çmimet per dhome teke jane 50 euro per person ne 24 ore, per dhome dyshe jane 70 euro, suitat e femijeve 90 euro. Per krevat shtese ne dhomat dyshe per femije mbi 12 vjeç, çmimi eshte 15-20 euro, fjetja per femije 0-6 vjeç bashke me prinder nuk ka tarife, ndersa per 6-10 vjeç eshte 5 euro.

Dhomat dyshe me shtreter te ndare per dy femije deri ne 14 vjeç, eshte 35 euro. Ne çmim perfshihet mengjesi, ndersa ky hotel ofron parkim te hapur me sherbim sigurie, bar, restorant, pishine te mbyllur, sauna, fitnes, kend lojerash per femije, minibiblioteke, telefon, fotokopje, skaner, ajer te kondicionuar, dushe, vaske, shezlongje ne verande, telefon, tv e video dhe shetitje te organizuara ne pjeset e tjera te Razmes.

Hoteli ofron dhe paketa turistike.
Perveç ketij hoteli, ne Razem ka dhe dy hotele te tjera me nga 10 e 12 dhoma qe ofrojne pushime dyjavore me vlere 15 000- 20 000 leke te reja, si dhe ditore 2000-2500 leke per person, vetem fjetje. Keto hotele kane dhe restorante.

Ne Razem ka dhe disa restorante te tjera te vogla, por pushuesit familjare qe frekuentojne rreth 50 shtepite alpine tip vile, me se shumti preferojne te gatuajne vete. Ne Razem ka dyqane, ndersa tregtare ambulante shesin çdo dite, kryesisht mish te fresket qe pritet aty. Rruga 41 km e gjate eshte rehabilituar plotesisht.

Pasurite dhe mundesite turistike

Zona turistike e Razmes shtrihet ne nje pllaje karstike, qe paraqet kontraste befasuese ne reliev, duke ofruar kushte mjaft terheqese per zhvillimin e turizmit malor. Ky reliev perfaqesohet nga tre fusha: ajo e Razmes, Troshanit dhe Fusha e Zeze.

Pyjet e ahut dhe te pishes gershetohen me ajrin e paster dhe te fresket sidomos gjate veres, por edhe gjate dimrit ka ne vetvete vlera turistike te veçanta. Ka nje faune te pasur me kafshe e shpende. Gatimet jane tradicionale dhe kryesor mbetet ferliku, i cili piqet ne ambiente te jashtme.

THETHI

Ndodhet rreth 70 km larg Shkodres, ne zemren e Alpeve shqiptare. Per vlerat e tij klimaterike dhe ate te biodiversitetit, Thethi eshte shpallur Park Kombetar, i cili eshte gjithashtu edhe pjese e projektit te perbashket te “Parkut te Paqes”, qe perfshin nje rajon nderkufitar te “Bjeshkeve te Namuna” midis tre shteteve: Shqiperise, Kosoves dhe Malit te Zi.

Siperfaqja e parkut kombetar perfshin nje areal prej 2 630 hektaresh dhe shtrihet ne nje lartesi prej 600 – 2 570 metra mbi nivelin e detit. Ketu ka nje mbulese te dendur pemesh ku 90% perfaqesohet nga pyjet e dendura te ahut, por dhe panje, frasher, shkoze etj.

Fauna e parkut perbehet nga 50 lloje shpendesh, 10 lloje reptilesh dhe 8 lloje amfibesh. Ketu gjenden edhe lloje te ndryshme qukapikesh, shqiponja e arte, salamandra alpine, si dhe nje shumellojshmeri fluturash shumengjyreshe. Ne ujerat e lumit Shale qe gjarperon ne mes te Thethit, gjendet edhe trofta e mermerte.

Thethi ka pamjen e nje pellgu 800 metra mbi nivelin e detit. Ai eshte i vendosur midis nje kurore majash te thepisura, si: Radohima, Maja e Arapit, Maja e Alise, qe spikatin per bukurite e rralla ne te gjithe Alpet. Permes fshatit rrjedh lumi i Shales, me ujin e tij te bollshem, te rrembyeshem, te paster si kristali e te ftohte si akulli. Nga malet zbresin zhurmshem e me furi katarakte e ujevara.

Thethi shquhet per kontrastet e relievit, ujevarave, bimesise se dendur, livadheve e sidomos i ngjyrave. Mjaft terheqese jane burimet e ujerave te Okolit.
Rruga per ne Theth behet kryesisht nga segmenti Shkoder- Koplik- Boge-Theth dhe me furgon kushton 1000 leke.

Deri ne Boge ajo eshte e asfaltuar, me pas paraqitet mjaft problemtike, sidomos ne pjesen e Qafes se Thores. Ketej shkohet vetem me makina te larta , furostrade, furgone etj. Kjo rruge bllokohet çdo vit nga bora dhe hapja e saj behet e mundur vetem ne muajt prill e maj. Udhetimi per ne Theth zgjat 5-6 ore.

Kulla e ngujimit

Ketu gjendet edhe “kulla e ngujimit”, element ky epik i jeteses shqiptare ku gjate periudhes se gjakmarrjes strehohej gjakesi. Kjo kulle eshte sot monument kulture

Çmimet

Ne Theth jane 10 banesa te perfshtatura per turizem, me dhoma me kushte normale, ku 6 jane tip hanesh, ndersa kater jane banesa te zakonshme, tipike per zonen qe jane pershtatur per turizem. Ato jane te shperndara ne lagje te ndryshme te Thethit, si: Stakaj, Okol, Ulaj, Ndreaj etj.

Keto dhoma ofrojne fjetje, ushqim, shoqerim per shetitje ne pjese te tjera te zones dhe çmimet e tyre jane 10-24 euro per person ne nje nate, ne varesi dhe te kerkesave te pushuesve. Banesat jane rikunstruktuar dhe pershtatur per turizem, duke u pajisur me orendi e kushte bashkekohore.

Pronaret e tyre jane banore te zones qe gjate pjeses tjeter te vitit jetojne ne Shkoder, por ne pranvere sapo hapet rruga e deri ne tetor shkojne ne Theth ku ushtrojne dhe biznesin e tyre. Thethi terheq shume pushues te huaj, qe shkojne nga 5000- 7000 persona ne sezon.

Kuzhina

Kuzhina tradicionale e Thethit perbehet nga “ferliku” (mish i pjekur), gatimi i troftes se perroit te Thethit, si dhe nenproduktet e qumeshtit (djathrat e ndryshem, gjiza, kosi i fresket, etj).

Vende per t’u vizituar

Ne Theth mund te organizohen aktivitete te shumta ne natyre, si: ngjitjet malore, speleologjia (turizmi i shpellave), kajaket ne perroin e Thethit, peshkimi sportiv malor, sportet dimerore ne shpatet natyrore me debore, biçikleta malore, etj.

Nje nga pikat piktoreske ne kete mrekulli natyrore eshte Vorri i Riecit, nje pike nga e cila vihesh perballe Okolit, Qafes se Pejes dhe ku majtas ngrihet madheshtore kalaja natyrore dhe Shtegu i Dhenve apo dhe Bregu i Bubes, siper lagjes Gjelaj.

Keto resurse i dallon çdo vizitor sa le Gryken e Nderlyses dhe ballafaqohet me mrekulline e kanionit te Grunasit qe eshte rreth 2 km i gjate, 40 deri 60 m i thelle dhe vetem 2- 3 metra i gjere.

Pervec kanionit, ne Theth gjenden nje numer i konsiderueshem shpellash, si Shpella e Harapit dhe Bira e Rratheve, te cilat me permasat e tyre dhe dukurite interesante qe mbartin brenda tyre si liqenet nentokesore, galeri, sifone etj jane te veçanta.

Nje bukuri natyrore te bjeshkeve te veriut shpalos ne kete zone Ujevara e Thethit me 25 m lartesi, ku se bashku me cirqet perreth dhe Mullirin e Blojes formojne nje nga vendet me interesante per t’u vizituar.

Por jo me pak terheqes eshte edhe vendburimi i lumit te Shales ne Okol, burimet e te cilit nxjerrin 2,5 – 3 m kub uje, qe ve ne pune nje hidrocentral te vogel dhe 12 mullinj qe sherbejne per uje te pijshem, cilesia dhe pastertia e te cilit eshte per t’u admiruar.

Thethi eshte park kombetar qe nga viti 1966. Lumi i Shales qe buron ne Okol shquhet per peshkun karakteristik: troften pikaloshe e kryemadhe, pa harruar edhe liqenin e akullt te Terthores ku gjendet peshku triton alpin dhe shume lloje te tjera.

VERMOSHI

Perben skajin me verior te Republikes se Shqiperise. Ai gjendet ne nje distance prej 95 kilometrash nga qyteti i Shkodres dhe eshte pjese e komunes se Kelmendit ku ndodhen dhe fshatra te tjere me potenciale turistike, si: Tamara, Selca, Qapa e Perdolecit, Lepusha dhe veçanerisht Vermoshi.

Deri ne Tamare rruga eshte normale, ndonese me kthesa te shumta qe kalon permes Qafes se Rrapshit, Leqeve te Hotit, ura e Tamares, ndersa nga aty e deri ne Vermosh rruga paraqet probleme. Udhetimi kushton 500 leke te reja dhe mund te behet edhe me makina private te larta.

Nga Shkodra deri ne Vermosh udhetimi zgjat 5 ore. Fshati i Vermoshit eshte i ngritur mbi nje fushe malore te krijuar ndryshe lumi i Limit. Ai eshte nje lugine me origjine akullnajore, e vendosur ne lartesine 1 100 metra mbi nivelin e detit.

Ne te dyja anet e lugines ngrihen shpate malesh me pjerresi te konsiderueshme dhe te veshura me pyje dhe kullota. Bimesia drunore perbehet kryesisht nga ahu dhe haloret. Vermoshi shquhet per panoramen e tij, si dhe per reshjet e debores qe zgjasin afro 100 dite ne vit.

Akomodimi

Ne Vermosh ka nje hotel me 8 dhoma me çmime 20-30 euro per person, ndersa rruges deri atje ka dhe dy te tjere, ne Tamare dhe Qafe te Perdolecit qe kane çmime me te lira. Ne Vermosh ka 15 hane, nga te cilet 5 jane ne lagjen Qender, 5 ne lagjen Maliaj, 2 ne lagjen Bashkim, 2 ne lagjen Velan dhe 1 ne lagjen Velipoje. Keto kane kapacitete nga 2 – 6 dhoma me nga 4 – 24 krevate, ne total hanet afrojne 120 krevate ne 39 dhoma, ku çmimet jane 25 – 30 euro nata per person dhe perfshijne ushqimin ne tre vakte: mengjes, dreke e darke.

Aktivitetet

Nje nder aktivitetet, te cilat zhvillohen per çdo vit ne Vermosh eshte “Logu i Bjeshkeve”, qe zhvillohet ne gusht, ne te cilin zgjidhet “Miss Bjeshka”.

Vajzat konkurruese ekspozojne kostume kombetare tradicionale te zones se Kelmendit dhe Malesise se Madhe. Aktivitetet kryesore te cilat mund te zhvillohen ne Vermosh, jane ngjitjet malore ne malesine e Marlules, shetitjet ne luginat e thella alpine (te Lepushes dhe Cemit), skite ne shpatet natyrore me debore, peshkimi sportiv i troftes etj. Nje aktivitet tjeter jane turet e biçikletave malore. Per kete zone ka harta perkatese me detaje per itineraret.

Kuzhina

Zona e Vermoshit eshte e permendur per cilesine e larte te bulmetrave. Shquhen me se shumti kullotat ne stanet e Seferçes, i cili eshte edhe skaji me ekstrem verior i Republikes se Shqiperise.

Ushqimi qe sherbehet eshte ai tradicional i zones, ku spikatin djathe lope, djathe dele, gjalpe, veze, djathe i zier, djathe i shkrire, mish derri, mish qengji, patate, kaçamak, ferlik, mish lepuri te eger, patate, kaçamak, turshi, fasule dhe per embelsire perdoren kryesisht revania dhe petullat me mjalte. Te gjitha ushqimet jane bio.

Vermoshi eshte i njohur edhe per pemet frutore ku ne oborret e shtepive – han rriten dru frutore si qershia, kumbulla e zeze, molla dhe dardha. Pushuesve u afrohen shoqerim ne mal dhe shetitje ne bjeshke ne Bjeshke, gjueti dhe peshkim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME