Pas zjarreve të mëdha në veri-lindje të Athinës, janë shkaktuar dëme të mëdha në njerëz dhe materiale.
Ambasada shqiptare në Athinë së fundmi raporton se është gjetur e shkrumbuar makina e një shqiptari.
Gazetarja Ira Londo raporton për “BalkanWeb” nga Greqia se duke iu referuar komuniteti shqiptar atje mësohet se në mesin e viktimave janë edhe 5 shqiptarë, mes të ciëlve tre burra dhe dy fëmijë.
Tre burrat shqiptarë janë djegur në një restorant teksa ishin të punësuar aty. Gjithashtu mësohet se janë djegur edhe disa shtëpi të shqiptarëve ne Greqi. Ende nuk ka konfirmim zyrtar për shqiptarët që kanë humbur jetën.
“Ankesat ndaj shtetit janë të mëdha pasi nuk mundën të parandalonin një katastrofë të tillë.
Njerëzit kanë mbetur në kurthin e zjarrit në përpjekje duke u larguar. Zjarri është shuar në det, ka kaluar të gjitha zonat e banuara, shtëpi, makina, njerëz dhe vetëm në det është shuar.
Njerëzit nuk kanë pasur asnjë ndihmë, por vetëm duke u larguar. Por janë gjetur edhe të mbytur në det, 2 gra dhe një fëmijë në përpjekje për t’u larguar janë mbytur.