RUBIN HEBAJ RIKTHEHET NË SUPERLIGËN SHQIPTARE

Që Vllaznia nxjerr telente pa fund futbollistësh nga fusha kjo dihet tashmë madje duke furnizuar pjesën më të madhe të ekipeve shqiptare. Tek skaudra kuqeblu të shumtë kanë qënë lojtarët që janë larguar në skuadra të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit duke shkëlqyer me perfrmoncën e tyre.

 

Një prej tyre është edhe Rubin Hebaj i cili i largua zyrtarisht qershorin e vitit të kaluar nga Vllaznia i cili me një kontratë 3 vjeçare u bë zyrtarisht lojtarë i ekipit slloven Domzhale. Tashmë duket se sulmuesi shkodran do të ketë një rikthim në Superligën Shqiptare. Së fundmi bëhet me dije se është pikërisht skuadra e Partizanit ajo e cila ka siguruar shërbimet e sulmuesit të talentuar shkodran në formë huazimi për sezonin e ri futbollistik.

 

Akordi mes dy palëve ishte arritur prej disa ditësh ndërkohë që 19-vjeçari Hebaj ka mundur të marrë edhe lejen e klubit të tij slloven për t’u rikthyer në Superligën e Shqipërisë.
Në skuadrën e tij sllovene ku u transferua verën e vitit të kaluar nga Vllaznia konkurrenca është e madhe për pasojë vendi i titullarit nuk dukej opsion i mundshëm. Klubi dhe lojtari kishin interes parësor aktivizimin e tij sepse vetëm kështu mund të rritej profesionalisht dhe t’i shtojë kredencialet e veta për vitet në vazhdim.

 

Ndërkohë Partizani ishte në kërkim të një sulmuesi cilësor dhe që prmeton shumë dhe Rubin Hebaj ishte alternative më e përshtatshme për ta duke plotësuar kështu edhe kriteret që ata kërkonin. Duket se tek skuadra e Partizanit nuk besojnë më tek aftësitë e ish-sulmuesit të kombëtares Edgar Çani që sezonin e parë si “dem i kuq” rezultoi një zhgënjim i vërtetë.

 

Rroga e tij e majme nuk përligj produktin që ai ka dhënë në fushën e blertë ndaj Cani vështirë të shihet më si alternativë për trajnerin Skënder Gega. Ky i fundit mendon se Hebaj pjesë edhe e Shqipëria U-19 dhe U-21, mund të shpërthejë te Partizani duke siguruar golat e kërkuar. Tashmë pritet vetëm kalimi në mënyrë zyrtare i sulmuesit 19 vjeçarë shkodran tek skuadra e Partizanit .

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME