Pas barazimit 0-0 të Kukësit me Qarabag, ndeshje e vlefshme për eleminatoret e Ligës së Kampioneve që u luajt në Shkodër, trajneri i kuksianëve Armando Cungu u shpreh se ekipi i tij nëse do të kishte ruajtur më shumë qetësinë mund të kishte marrë fitoren.
Në Azerbajxhan një mundësi e Kukësit për të gjetur golin është shfrytëzimi i hapësirave të lëna nga Qarabag ndërsa do tentojnë kualifikimin. Këmisha e bardhë për trajnerin Cungu është e pashmangshme dhe fatsjellëse.
Kukësi do të luaj sfidën e dytë me Qarabag në Azerbajxhan pas barazimit 0-0 të arritur në Shkodër në sfidën e parë.
/STAR PLUS/