FQINJËT MALAZEZ: LIQENI I SHKODRËS I NDOTUR

Dy ditë më parë CNN i kushtoi një artikull Liqenit të Shkodrës duke promovuar të gjitha bukuritë natyrore dhe arsyet e shumta pse ia vlen te vizitohet.

 

Megjithatë për shqiptarët e Malit të Zi në pjesën shqiptare liqeni ka nevojë për një pastrim i cili sipas tyre do të vijë në kohën e duhur, pasi ndotja masive e ka cënuar këtë pasuri kombëtare.

 

Ata thonë se ky liqen meriton të kthehet në identitet në mënyrë që të bëhët një destinacion i vizitueshëm për të gjithë.

 

Ndërsa pala malazeze i ka dhënë pjesës së saj të liqenit të Shkodrës, statusin Park Kombëtar, pjesa shqiptare e këtij liqeni nuk i plotëson kriteret për t’iu dhënë një status i tillë, kritere ekonomike të zonës, peizazhe të dëmtuara, rezerva natyrore, etj.

 

Gjithashtu pjesa malazeze e liqenit ka një menaxhim të veçantë, ndërsa pjesa shqiptare megjithëse është identifikuar si zonë prioritare në Strategjinë kombëtare të Biodifikuar nuk menaxhohet si duhet.

 

Liqeni i Shkodrës, para viteve ‘90, për shumë të rinj të brezave të ndryshëm ishte i vetmi vend për pushime e zbavitje për qytetin, pasi ishte e pamundur të udhëtoje drejt Velipojës, ndërsa sot është mbuluar nga bimësia dhe ndotja e theksuar.

/STAR PLUS/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME