Si të mos mjaftonte rënia nga kategoria dhe problemet në sistemin drejtues, tashmë klubi i Vllaznisë duhet të përballet me lojtarin shkodran në Dhomën e Zgjidhjeve të Konflikteve.
Bëhet fjalë për Erjon Vucajn, i cili është paraqitur në FSHF për të kërkuar leje-kalimin nga klubi i Vllaznisë.
Ai nuk dëshiron të kontribuojë më për ngjyrat kuqeblu dhe tashmë kërkon që të largohet si futbollist i lirë.
Mesfushori shkodran mund të kalojë te Luftëtari, ekip me të cilin luajti në Kupat e Europës.
Deri më tani s’ka asgjë zyrtare, por fakt është se Erjon Vucaj ka përfunduar në DHMZK për të marrë leje-kalimin nga klubi shkodran./newsport/