Tek skuadra e Vllaznisë tashmë është bërë një listë e gjatë e lojatrëve që janë larguar nga skuadra kuqeblu pas rënies nga kategoria. Si një nga më të përfoluart është kalimi i Erald Çinarit tek skuadra e Alaves e Spanjës.
Mesfushori me tipare sulmuese është lojtar i spanjollëve, por u huazua për 1 vit te skuadra e Istrës në Kroaci për të fituar më shumë eksperiencë. Por mesa duket kjo gjë nuk ndodhi pasi Erald Çinari ka mbetur në stol dhe arsyeja është pikërisht Vllaznia.
Kalimi i mesfushorit shkodran nga skuadra kuqeblu për tek spanjollët u bë me shumën minimaliste prej 20 mijë eurosh e mesa duket tashmë drejtuesit e klubit shkodranë janë penduar duke bllokuar Çinarin pasi nuk ka dërguar lejekalimin në klubin e Istrës në Kroaci ekip ky që mesfushori shkodran kaloi në formën e huazimit.
Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se klubi kuqeblu ende nuk ka ndërmend t’i japë letrat me motivin ku sipas tyre dokumentat e Çinarit janë të falsifikuara. Por nga sa bëhet me dije është tek Alaves janë të vendosur që kësaj çështjeje ti shkojnë deri në fund duke e dërguar edhe në gjykatë që të marrë zgjidhje.
Spanjollët bëjnë me dije se kanë depozituar shumë e kërkuar në llogarinë e klubit shkodranë dhe se dokumentacioni deri atëherë ka qënë i rregullt por mesa duket është klubi shkodran që kërkon të përfitojë më shumë nga largimi i futbollistit të tyre duke e mbajtur “peng” atë deri në sqarim të situatës.
Futbollisti shkodran ende nuk ka arritur të debutojë në kampionat për shkak të këtyre pengesave, ndërkohë që humbi dhe ndeshjen kundër Dinamos së Zagrebit.