Bashkia shkodër ka ndërmarrw një tjetër investim. prej më shumë se dy javësh vazhdon puna në rrugën e njësisë administrative pult. me fondet e bashkisë shkodër, po riparohet rruga prekal- kir- pog- plan- xhan.
Për herë të parë, në mëse 25 vite, po realizohet një ndërhyrje e tillë, e cila do të mundësojë qarkullimin e mjeteve motorike në këtë pjesë të territorit të bashkisë së Shkodrës.
I gjithë segmenti që të shpie në drejtim të dukagjinit nga fshati prekal i komunës postribë ne shkoder për vite me radhe ka qenë në gjendje shumë të vështirë, pasi mungonte plotësisht investimi dhe mirëmbajtj ndërkohë para disa muajsh ruga e makinës për në fshatrat Bruçaj, Xhan, Plan, Gjuraj, ka qenë e bllokuar është bllokuar dhe nga shkarjet e dheut dhe gurëve.
Një investim i tillë do ju shërbejë mjaft baniorëve të asaj zonë por gjithashtu dhe turizmit malor duke qenë se janë zona turistike dhe preferohen nga turiste vendas dhe teb huaj. dhe rehabilitimi i nje rruge të tillë do të thotë shumë për ekonomine e vendit.
Bashkia e shkodrës e vendosur të japë maksimumin në shërbim të banorëve të saj, të cilët si edhe në këtë rast po ndihmojnë me kontributin e tyre për përmirësimin e standarteve të jetesës